Organizata Turistike e Ulqinit ne Lublanë

June 18, 2015   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Organizata Turistike e Ulqinit ne Lublanë-Organizata Turistike e Ulqinit është duke vazhduar promovimin për ofertën turistike në vendet regjionale dhe për të parën herë në Lublanë në kuadër të Road Show prezantimit që organizon Organizata Nacionale Turistike në bashkëpunim me organizatat e Tivarit, Budvës dhe Podgoricës.

Organizata Turistike e Ulqinit ne Lublanë-1

Promovimi është mbajtur ne lokalin AS ku nikoqir ishte z.Raspopoviq nga Mali i Zi dhe të gjithë vizitorëve ju është ofruar një numër i madh i materijalit promovues ndërsa interesimi më i madh ka qenë për çmimet e akomodimeve dhe organizimin e manifestimeve gjatë sezonit turistik. Përveç materijaleve promovuese të gjithë të pranishmit kishin mundesinë të shijojnë specijalitetet tradicionale dhe verërat e Malit te Zi. Stendën poashtu e vizitoi ambasadori i Malit të Zi në Sloveni dr.Miomir Mugosha dhe konzuli z.Kovaceviq të cilët së bashku me përfaqesuesit tonë kanë dhënë disa intervju dhe kanë patur takime me medijet dhe agjensionet turistike të Slovenisë që ishin mysafiret tonë.

Organizata Turistike e Ulqinit ne Lublanë-2

Organizata Turistike poashtu ka promovuar manifestimet që do të mbahen duke filluar nga spektakli i madh muzikor që do të mbahet për të treten herë në Ulqin dhe bëhet fjalë për Southern Soul Festival prej 25 deri me 28 qershor ku edhe presim një numër të madh të mysafirëve.

Organizata Turistike e Ulqinit ne Lublanë-3

Slovenët kanë qene dikur mysafir te rregullt te Rivieres sone dhe duhet te themi qe kane qene turistet e parë që kanë patur plazhet e tyre private për Wind dhe Kite Surf që është shumë i njohur në Ulqin për shkak të erës Maestral dhe hapësires së Plazhit të madh.

 

Shërbimi i OT Ulqin

Organizata Turistike e Ulqinit ne Lublanë-4