Turistët e Budvës të shokuar, ja pse !

June 19, 2015   | Ekonomia / Ekonomija

sv-stefanBregdeti i Malit të Zi është i njohur dhe shumë i frekuentuar, madje edhe nga turistët e shumtë VIP nga mbarë bota. Në këtë rast është fjala për qytetin e shumëfolur, Budva, ku sipas shumë turistëve, çmimet janë dyfishuar ekstremisht.

Duke marrë parasysh që plazhet më të lira tash për tash janë plazha sllovene dhe Jazzu, ku çadra me dy ulëse paguhet 10 euro, në plazhin “Miloçer çmimi është 7 fish më i madh (75 euro) dhe poashtu mbishkrimi që marrja e një seti ditorë është i domosdoshëm.

Ajo çka ka shokuar turistët është plazhi “Dukljanski Vrtovi” ku çmimi për një çadër me dy ulëse dhe një ibrik lemonadë paguhen 100 euro, ndërsa vitin e kaluar ky çmim ishte përgjysmë.

Mirëpo pavarësisht çmimeve të shtrenjta në këtë qytet, qytetet tjera bregdetare si Ulqini, Sutomore, Tivari i ruajnë çmimet e mëparshme, duke ruajtur kështu edhe klientët./Gazeta KNN –