Gëzim Ibroçi: Ti zotëri nuk më përfaqëson! !!

June 20, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione
Ti zotëri nuk më përfaqëson! !!-Ulqin-2015Derisa dëgjoj politikanët të deklarohen ” unë jam përfaqësues i shqiptarëve, i votuesve, i elektoratit etj..” pyes veten dhe kërkoj pergjigje cili je ti që më përfaqëson mua? !!

Ti zotëri që po bën politik që nga fillimi i pluralizmit duke më peshkuar në fushatë me të drejtat që duhet ti kemi e që na mohohen si pakicë autoktone ndërsa këto të drejta ende nuk kanë lëvizur drejt të mirës por me raste edhe keqsuar–Jo ti nuk më përfaqëson!

Ti zotëria i rrallës që pasi të tjerët çanë udhën u gjende në politik e që ndihmove në ndarjen e parë, pastaj të dytë e të dhjetë të votuesve shqiptarë vetëm për ndonjë kolltuk e pa asnjë dobi për popullin tënd as ti nuk më përfaqëson!

Nuk më përfaqëson as ti tjetri që vetëm për kolltukun tënd bashkë me disa shokë bëre “krushqi” me taboret sllave!

Ti zotri që për interesin tënd mbolle urrejtjen duke veçuar njerzit kush prej nga vjen, kush nga fshati e kush nga qyteti, as ti nuk më përfaqëson!

Por as ti tjetri që more besimin e popullit ndërsa heshte kur shikoje shkatrrimin e ndërmarrjeve, hoteleve dhe ekonomisë së këtij vendi.

Ti që flisje për Valdanosin, kufirin e të mirave detare, arsimin e transparencën derisa sapo shijove kolltukun i harrove, as ti nuk më përfaqëson!

Ti tjetri që shëtite nga një grupim në tjetër dhe asku se gjete kolltukun që kërkoje as ti nuk më përfaqëson!

Ti që e fillon bisedën shqip dhe e përfundon në gjuhën sllave, jo as ti nuk më përfaqëson!

Nuk më përfaqëson as ti tjetri që je pjesë e pushtetit në kohën kur populli yt trajtohet si i dorës së dytë!

Nuk më përfaqëson as ti që nuk proteston për arsimin e nxënësve shqiptar në Mal të Zi, për papunësinë e shpërnguljen e popullit tënd!

Nuk më përfaqëson as ti që ke një shkollim të dyshimtë, dhe as ti tjetri që u pasurove nga politika derisa suksesin nuk ta njohu askush!

Nuk më përfaqëson as ti që përveç që shkele premtimet e bëra elektoratit shkele edhe fjalën e besën e dhënë kolegëve politikan!

As ti që më ofrove cimento, asfaltim e ndriçim publik në këmbim të votës dhe as ti që në vend të avancimit të rinisë krijove militant dhe parazit partiak që frigësohen edhe të mendojnë e jo më të flasin!

Nuk më përfaqëson as ti që nuk beson në Zot, as ti që duke shkelur mbi tjetrin sheh suksesin e vet dhe as ti që pushteti të ka vërbuar!

Si ka mundësi? Sa ka të tjerë si unë që po kërkojnë përgjigjen kush i përfaqëson? Derisa votojmë si ka mundësi të mos kemi përfaqësues? Apo mos vallë ne “populli”, fushatë pas fushate votojmë, premtimet e tyre dhe dëshirat tona derisa pas votimeve mbesin vetëm dëshirat, jo tonat, por të zotërinjëve që shpeshmi i dëgjojmë të deklarojnë ” unë përfaqësoj…….

Gëzim Ibroçi Facebook