Platforma “hej” dërgon të rinjtë në Ulqin në Southern Soul Festival

June 23, 2015   | Lajmet / Vijesti

Platforma-hej-Kosove-Ulqin-organizonKomuniteti më i madh i të rinjëve në Kosovë, platforma hej! e ka organizuar një lojë shpërblyese e cila i shpërblen 50 të rinjtë fitues të lojës në festivalin e madh të muzikës në Southern Soul Festival, i cili mbahet në plazhin e madh në Ulqin.

“Southern Soul Festival rikthehet këtë vit për edicionin e 3-të në plazhin e Ulqinit për një tjetër përvojë magjike të kërcimit, muzikës dhe argëtimit. Ky festival ndërkombëtar mbahet për katër ditë radhazi dhe i njëjti ofron zhanre të ndryshme të muzikave, si dhe artistëve të njohur ndërkombëtarisht” thuhet në njoftimin e festivalit.

hej! tashmë ka organizuar gjithçka për t’i dërguar 50 përdoruesit fitues të hej në këtë festival që mbahet prej datës 25-28 qershor, duke filluar nga mbulimet e shpenzimeve të autobusit për vajtje/ardhje, akomodimin në kamp, si dhe biletat për festival.

Për t’i zgjedhur fituesit, hej! ka organizuar një lojë shpërblyese në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku janë zgjedhur në mënyrë të rëndomte nga sistemi 25 persona, të cilët do t’i marrin nga dy bileta.

Përveç dërgimit të fituesve të lojës shpërblyese në deti, hej! do të organizojë edhe lojëra tjera të ndryshme në plazh gjatë festivalit, si dhe për 50 fituesit e biletave do të organizojë një lojë shpërblyese për të fituar 3 tabletë.

Lista e artistëve që do të performojnë në Southern Soul Festival: http://www.southernsoulfestival.me/line-up

Për Southern Soul Festival: http://www.southernsoulfestival.me/about-southern-soul-festival  

Zëri

Kjo është lista e 25 personave që i kanë fituar nga 2 bileta për udhëtimin në Ulqin te Southern Soul Festival. Ju lutem na dërgoni në Inbox konfirmimin dhe numrat tuaj që t’ju verifikojmë a jeni hej! dhe pastaj të vazhdojmë me procedurat tjera!

1. Albana Mamusha
2. Egzon A. Qarkaxhija
3. Ardita A. Kafexholli
4. Daniel Dodaj
5. Doruntina Osmani
6. Lum Sadiku
7. Arbërita Kollçaku
8. Beslinda Hoxha
9. Redon A. Prekazi
10. Fortesa Fishekqiu
11. Engjell Kelmendi
12. Jetë Sallauka
13. Arber M. Guta
14. Linda Gorçi
15. Denis Gerçari
16. Qendrim Terstena
17. Zana Rudi
18. Bardh Rexhepi
19. Suada Topojani
20. Labinot Ademi
21. Fortesa Kuqi
22. Arian Krasniqi
23. Shqiponje Loxhaj
24. Korab Salihu
25. Fitore Dragusha

Ju të tjerët që nuk fituat kësaj radhe, ju dëshirojmë fat në lojën tjetër shpërblyese që do ta organizojmë së shpejti.

HEJ! pse po pret? Facebook