Të rinjte nga Ulqini interesohen për tu rregjistruar në Akademinë policore në Danillograd

June 26, 2015   | Lajmet / Vijesti, Politika

Zgjim-interesimi-per-Akademin-policore-nga-UlqiniKryetari i Komunës Fatmir Gjeka  priti  një  grup të rinjsh nga qyteti ynë  që kanë  përfunduar shkollën e  mesme e që dëshirojnë  të rregjistrohen në Akademinë policore në Danillograd.

Është  hera e parë  që  interesimi I të rinjve tanë  për të vijuar Akademine policore është  I madh  e ajo që  është për tu përshëndetur  është  fakti që në mesin e të interesuarve  janë  dhe dy  vajza.

Kryetari  Gjeka  I përgëzoi  të rinjtë  dhe   theksoi   që angazhimi  dhe  përkrahja e tij  për të bërë  realitet  ëndrrën e tyre  nuk  do të mungojë

Duke, paralajmëruar  kontakte  të menjëhershme me strukturat  kompetente , Kryetari  I Ulqinit , porositi  të  rinjtë që të  përcjellin  konkursin, rregullat  e aplikimit  dhe kriteret e  pranimit  të aplikuesve.

Dihet që   të gjithë ata që synojnë të  të vijojnë Akademinë  policore  duhet te jenë në gjëndje  të mirë shëndetsore, e të  kenë  aftësi  fizike.

Përndryshe  Kryetari Gjeka ,në cdo takim  me  zyrtarët e lartë  të Malit të Zi   ka parashtruar nevojën  e  krijimit të lehtësirave  për  pranimin e të rinjve tanë pranë kësaj Akademie .Kjo  është dhe   kërkese permanente e të gjithë subjekteve politike shqiptare që veprojnë  në Mal të Zi.

Komuna Ulqinit