Gjeloshaj: Arroganca e disa portaleve me shpikje dhe qellim dezinformimi te publikut

June 27, 2015   | Rajoni / Region

Kongresi-i-PDS-it-Nik-GjeloshajDua fuqishëm të përgënjështroj dhe demantoj tentimin për dezinformim të Radio televizionit të Malit të Zi dhe portalit malesia.org rreth lajmit mbi kongresin e PDS.
Është shumë e papranueshme dhe tendencioze mënyra e paraqitjes së lajmit dhe citimi i fjalëve që unë në asnjë moment dhe në asnjë rrethan nuk i kamë thënë.
Nuk më shqetëson shumë fakti se RTMZ shpik fjali të tilla, për arsye se asnjëherë nuk kam prit ndonjë gjë të mirë nga ky televizion dhe politika që ajo ka ndjek, por më shqetëson fakti se si një media lokale si malesia.org bazohet dhe me vetdije të plotë bëhet pjesë e shpikjeve.
Jam shumë i bindur që edhe vet ai që e ka shkruar lajmin ka patur bindjën e plotë se unë nuk i kamë thënë ato fjalë. Kam qenë pjesë e këtij kongresi si i ftuar, praktikë që për ata që sado pak ja kanë iden funksionimit dhe organizimit të kongreseve dhe politikës në përgjithesi nuk ju duket ndonjë çudi.
Nuk na bashkoj kongresi i PDS, se nuk është hera e parë dhe as e fundit që unë, Cungu, Zenka dhe Gjeka do ulemi bashkë, në fakt nuk ishim vetem ne, por ishte edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, që për çudi nuk e keni vënë re.
Nuk dua të ndërhyj në politikat editoriale dhe interesat që kjo media ndjek, por besoj që në krahasim me shumë media tjera në Mal të Zi, malesia.org ka patur mundësin të më kontaktoj dhe do e kisha mohuar një gjë të tillë. Të them të drejtën nuk jam ndjekës i RTMZ dhe këtë lajm e lexova pikërisht të portali malesia.org dhe mbeta i shokuar.
Lajmet e mira për punën dhe veprimin tonë besoj se të gjitha mediat kanë mundësinë ti shohin me video por edhe në komunikimet tona të vazhdueshme që në disa portale nuk gjejn vend. Besoj duhet të jemi burim më i besueshëm sesa RTMZ.
Besoj më lajm i rëndësishem për qytetarët do kishte qenë kërkesa dhe një punë konkrete për hapjën e disa institucioneve të rëndësishme në Tuz, hapat e parë dhe sigurimi i mjeteve financiare për ndërtimin e ujsjellësit në zonën e Hotit, puna që po bëhet për përmirësimin e teksteve shkollore, abetarja kombetare e shumë e shumë lajme të tjera që për çudi nuk janë në fokus të portalit.
Gjithsesi nuk mund të mos flas, e sidomos rreth titullit që kinse “Gjeloshaj ka dhënë përkrahje dhe mirënjohje për DPS dhe Gjukanoviq”, në gjuhën shqipe ksaj i themi gënjeshtër, një gënjeshtër e madhe që promovohet me çdo mjet. Çdo gjë që kam pasur ta them, nuk e kam lënë ta them në kongresin e kësaj partie, por e kam thënë më Parlament dhe në të gjitha takimet e mia dhe nuk kanë asnjë lidhje me këto që janë shkruar.

Në fund dua të them se nuk mund të fshihja pakënaqësinë time ndaj shpikjeve dhe mëndoj se sa shpënzohet kohë për të përkthyer një lajm të rrëjshëm dhe tendencioz mund të bëhën tre lajme tjera që mund tju sherbejnë qytetarëve, kjo me siguri nuk ju sherben as qytetarëve dhe as interesave tona si komb.

Nik Gjeloshaj Facebook

Në qoftë se sot mund të marrim një shëmbull të arrogancës atëherë mund të lexojmë një reagim që nuk ka asnjë lidhje me realitetin dhe si shumë gjëra të tjera edhe reagimi im ndaj disa fjalëve që unë asnjëherë nuk i kamë thënë janë nxjerr nga konteksti.

Nuk ishte qellimi im të hapja një debat me zotërin në fjalë, që nga reagimi i tij nuk ngjan aspak me debat, por me nivel shumë të ulët reagimi.

Unë kam reaguar ndaj asaj që nuk e kamë thënë dhe që ky portal e ka transmetuar me shtesa nga një televizion që i dihet historiku dhe politika që ajo ndjek. Do e përseris edhe një herë se fjalia “Gjeloshaj mirënjohje dhe përkrahje për Djukanovic-in dhe DPS-në” është nje shpikje me qellim dezinformimin e publikut. Burimi i besueshëm i portalit nuk e ka thënë që unë kam fol edhe në emer të Forcës, as nuk e ka thënë fjalin e lartpërmëndur e jo më ta vendosi si nëntitull, ashtu siç bëri portali.

Në asnjë nga fjalit e mia, në reagimin tim nuk kam ofenduar as portalin dhe as pronarin e këtij portali. Nuk dua të ulem në një nivel aq të ulët dhe tja kthej reagimin me të njëjtin nivel.

Qellimi im ishte të demantoja një lajm të pavertet dhe tendencioz dhe jo të merresha me një nivel të këtill debati.

Nuk kam asnjë gjë personale me portalin dhe drejtuesin e saj, e kam thënë dhe do e përsëris, edhe ai si të gjitha portalet tjera ndjekin interesat dhe politikat e veta.

Nik Gjeloshaj Facebook