Shoqata nga Stambolli ISKED shtroi iftar

June 27, 2015   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Shoqata ISKED shtroi iftar ne UlqinMbreme ne hotelin Mediteran Shoqata nga Stambolli ISKED ne bashkepunim me Mexhlisin e Bashkesise islame shtroi iftar. Ne iftar moren pjese rreth gjashteqind persona nga Ulqini dhe Ana e Malit. Shoqata per kulture, arsim dhe miqesi ISKED eshte njeherit financuese e Medresese se vajzave ne Ulqin dhe xhamise qe do te ndertohet prane saj.

Shoqata ISKED shtroi iftar ne Ulqin-1

Ne iftar moren pjese shume personalitete nga jeta fetare, kulturore e politike e qytetit duke begatuar keshtu iftarin. pas iftarit te pranishmeve i’u drejtua kryeimami i Ulqinit mr. Ali ef. Bardhi i cili falenderoi perfaqesuesit e shoqates per kontributin e panderprere ndaj nesh. Me pas fjalen e mori edhe kryetari i komunes z.Fatmir Gjeka i cili falenderoi kryetarin e shoqates ISKED dhe shprehu gatishmerine e bashkepunimit edhe ne sfera tjera. ne fund, kryetari i shoqates ISKED z.Salih Gyzel i’u drejtua te pranishmeve duke perseritur vendosmerine per te perkrahur e ndihmuar besimtaret e ketyre trevave ne projekte te tilla.

Islam-Ul.com