Ulqini gati për pritjen e turistëve

June 29, 2015   | Anketë / Anketa, Turizmi / Turizam

ulqini-plazhaAta që kanë bërë plane që pushimet t’i kalojnë në bregdet, Ulqini është bërë gati t’i presë.

Ata që kanë bërë plane që pushimet t’i kalojnë në bregdet, Ulqini është bërë gati t’i presë. Qyteti bregdetar tashmë ka filluar me pritjet e turistëve. Muaji që po kalojmë, sipas Organizatës Turistike të Ulqinit, është në nivel të njëjtë me vitin e kaluar. Ata presin që fluksi më i madh i turistëve të fillojë pas Ramazanit.

Ulqini, qytet bregdetar i banuar me shumicë shqiptare, është vendi të cilit natyra i ka dhënë shumë bukuri duke e bërë kështu tërheqës. Ky qytet bregdetar është një nga qendrat turistike më të rëndësishme të Malit të Zi, dhe është destinacioni shumë i preferuar për të kaluar pushimet.

“Sa i përket muajit qershor mund të themi që është në nivel të vitit të kaluar, mirëpo në krahasim me muajin maj i cili ka qenë shumë më i mirë sesa vitet e mëhershme mund të themi qe kemi një renie të mysafireve”, tha
drejtoresha e Organizata Turistike e Ulqinit, Zana Sarvan.

Kjo duket e arsyeshme për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit, megjithatë pritshmëritë janë të mëdha. Sarvan po ashtu deklaron se fillimi i sezonit është i kënaqshëm por jo të atij niveli që pritet të jetë dhe se ka mjaft për t’u bërë në këtë aspekt
“Kur është në pyetje konkurrenca të cilën e kemi, për tregun kosovar e dimë që Shqipëria është një konkurrent shumë i madh sidomos me çmime. Mirëpo kur është në pyetje siguria, infrastruktura dhe mikpritja te cilën e ka Ulqini mysafiret nga Kosova këtë e kanë të ditur, dhe shpresojmë që ardhja e tyre do të jetë në nivelin e vitit te kaluar”, tha ajo.

Mysafirët që preferojnë Ulqinin janë nga Kosova por ka edhe të huaj, dhe opinioni i tyre është mjaft pozitiv.

“Jemi nga Londra, është hera e parë për shoqen time, por unë vij shpesh ne Ulqin, sepse qyteti është i qetë, njerëzit janë të dashur, me pëlqen ushqimi, sidomos peshku i freskët. Do marr pjesë në festivalin Southern Soul, dhe do qëndroj 10 dite”.

Çmimet në Ulqin nuk kanë ndryshuar shumë krahasuar me vitet paraprake, por ajo që ka ndryshuar janë kushtet për të mirë të turistëve.

Bota Sot