Abazoviq: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja më reale

July 1, 2015   | Politika

Dritan-AbazoviqZgjedhjet parlamentare në vjeshtë  janë zgjidhja më reale pas ngjarjeve në PSD kurse ministrat të cilët e kanë braktisur këtë parti nuk mund ta përfaqësojnë  atë në qeveri, konsideron deputeti i pavarur  Dritan Abazoviq .

Ai po ashtu ka pohuar se nëse PSD pas gjithë kësaj nuk e prish koalicionin me PDS, përfundimisht do ta vërtetojë se kjo parti nuk e ka më subjektivitetin e vetë. Nëse lejojnë që ministrat të cilët nuk janë më anëtar të tyre të vazhdojnë të jenë në pushtet dhe të gëzojnë përkrahjen e anëtarëve nga parlamenti të cilët përfaqësojnë PSD, do të jetë ky nonsens total të cilin teoria politike nuk e njeh,ka pohuar Abazoviq.

TVCG