Digjet autobusi Novi Pazar – Ulqin, ska te lenduar

July 1, 2015   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Izgorio autobus -noni-pazar-UlcinjSot një autobus i kompanisë ‘Ozlem Tours’ që po udhëtonte prej Novi Pazarit drejt Ulqinit. është djegur rreth orës 12: 00 në afërsi të Beranes , 17km larg nga Rozhaja, njofton portali Sandzakpress, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Nga burimet të Sanzakpress-it bëjnë të ditur se autobusi ka qenë përplot me udhëtar dhe që ishin nisur për në Ulqin, ndërsa dyshohet se për shkaqe teknike ka ardhur deri te djegia e autobusit.

Ekipet e zjarrfikësve të Rozhajës dhe Beranes menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes duke e shuar zjarrin.

Zjarri nuk shkaktoi viktima por dëmet materiale janë të mëdha.

Izgorio autobus -noni-pazar-Ulcinj-1

Izgorio autobus -noni-pazar-Ulcinj-2