Mali i Zi dhe Shqipëria në Muriqan për masat nga sulmet terroriste

July 2, 2015   | Rajoni / Region

Kërcënimet e ISIS, përforcohen masat kufitare në Muriqan-SukobinKërcënimi nga terrorizmi ka bërë që dy vendet Shqipëria dhe Mali i Zi të forcojnë bashkëpunimin dhe të rrisin vigjilencën. Ndonëse kufijtë cilësohen të sigurt, në pikën e Muriqanit është vendosur një sistem i ngjashëm me atë TIMS, por që do përdoret vetëm për të ruajtur të dhënat e klandestinëve me origjinë nga vende në konflikt si Siria.

Rreziku nga kërcënimet e “ISIS” për vendet e Ballkanit ka bërë që Shqipëria dhe Mali i Zi të përforcojnë masat në pikat kufitare. Zv/drejtori i përgjithshëm i policisë së kufirit dhe migracionit, Genc Merepeza, i cilëson për momentin kufijtë të sigurtë, por shton se vigjilenca është maksimale.

Genc Merepeza: “Shkëmbehet informacion në çdo kohë. Ndiqet sidomos fluksi i i emigrantëve sepse mund të përdoret si mënyrë për të penetruar këto elementë. për momentin nuk ka ndonjë rrezik, kufinjtë e Shqipërisë janë të sigurt”

Në pikën e Muriqanit u instalua sistemi i verifikimit për klandestinët, apo për shtetasit që kalojnë drejt vendeve të listës së zezë si Siria.

Mustafa Server Caylan: “Vitin qe lame pas 14 milion njerez lane vendet e tyre ne kerkim te sigurise dhe per te ndertuar jeten e tyre. Shume prej ketyre njerezve kalojne permes Ballkanit Perendimor, siç eshte edhe Shqiperia apo Mali i Zi. Ne jemi gati per implementimin e ekspertizave me te mira europiane”.

Mitja Drobnic: “Sistemi efikas i azilit qe eshte adoptuar aktualisht, eshte nje nga çeshtjet kryesore per Malin e Zi. Nje rritje e madhe e numrit te azilkerkuesve ne Mesdhe, ka ardhur per shkaqe te konflikteve qe egzistojne ne vendet e treta. Tragjedite e ndodhura sherbejne si kembane alarmi per te na thene sa te rendesishme jane keto çeshtje. Nje tjeter investim i madh prej 1.5 milion eurosh nga BE, eshte ai per ndertimin e qendres per azilantët”.

Ndërkohë bashkë me sistemin e ngjashëm me atë TIMS janë dhuruar edhe pajisje logjistike dhe automjete për patrullimin e kufirit të gjelbërt të pikës së Muriqanit.

ORA NEWS