Përmbyllet java Çame në qytetin e Ulqinit

July 2, 2015   | Bota, Lajmet / Vijesti

Përmbyllet java Came në qytetin e UlqinitPas disa aktiviteteve në qytetet kryesore të vendit dhe kulmimit me homazhet e përvitshme në Varrezat Monumentale të Shqiptarëve të Çamërisë në Kllogjer të Sarandës, Java Çame u përmbyll në qytetin e Ulqinit me një simpozium shkencor të organizuar nga disa shoqata atdhetare, përfshirë edhe Shoqatën Çamëria.

Në këtë simpozium kumtuan historianë, etnologë, gjeografë dhe studiues të tjerë të njohur në fusha të ndryshme, përfshi Prof. Fatmira Ramën, Prof. Selman Shemen, Dr. Abaz Hadon, etj. Ata vendosën në pah fakte të reja historike mbi genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë, si edhe pasurinë e vlerave kulturore e kombëtare të kësaj treve.

Kryetari i Shoqatës Camëria, Ardian TanaKryetari i Shoqatës Çamëria, Ardian Tana vlerësoi kohezionin që ekziston në kombin shqiptar për të çuar drejt zgjidhjes çështjen çame, si një prej çështjeve më të paprekurave të çështjes sonë kombëtare.

Gjatë aktivitetit u prezantuan dokumentare historike, materiale fotografike nga Çamëria, figurat kryesore në histori, si edhe pasuria kulturore e kësaj treve. Java Çame zhvillohet çdo vit, përreth datës 27 qershor, që është pikënisja e genocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga forcat shoviniste të Napoleon Zervës dhe që njihet me ligj nga shteti shqiptar si ditë përkujtimore.

Koha Jone