Portali Lajm: Akuza për vjedhje në Komunen e Ulqinit

July 2, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione

vjedhje në Komunen e UlqinitPlaçkitja e Komunës së Ulqinit

Plaçkitja më e madhe në Komunë të Ulqinit  – Shpenzimet e udhëtimit, mëditjet, komisionet, kontratat mbi vepër , orët shtesë, koeficientat e pagave etj, raporton portali Lajm.me nga Ulqini.

Komuna e Ulqinit edhe pse ndodhet në një gjendje të renduar financiare, ku punëtorët vazhdojnë të kënë  mungesa në paga , këshilltarët në marrjen e  paushallëve apo komisioneve, disa funksionerë të pushtetit ekzekutiv dhe një grup i afërt i tyre, duket se po jetojnë ditët më të mira.

Shpenzime udhëtimesh, pagesa për komisione, meditje, orë shtesë , vazhdojnë të shkruhen vazhdimisht, por më e keqja ndodh që pagesat kanë filluar edhe avans të bëhen. Pagesat për komisione merren pa filluar mirë mbledhja apo pa dalë në terren, kurse orë shtesë ka për të gjithë.

Poashtu edhe një fakt interesant është se kontrata mbi vepër, edhe pse e jashtëligjshme, vazhdon të përdoret për marrjen e puntorëve në punë, disa më arsyetim për mungesë të puntorëve ( kurse puntorë ka me bollek) disa për të mbushur premtimet elektorale , disa kush e di për çka.

Turni i natës më orët shtesë është kthyer tashmë në praktikë.  Koeficientat e pagave deri tani janë bërë si kush ka pasur qef, dikush edhe më nga dy koeficienta. Pavarësisht se inspeksioni ka tërhequr vërejtjen për ti bërë koeficientat  sipas ligjeve dhe rregullores , roli i më ti fortit vazhdon të ecë. Secili interpreton ligjin si ka qef , deri kur… pritet për tu parë.

Qytetarët e Komunës së Ulqinit, si taksapagues, janë thjeshtë spektator në këtë proces, dhe trajtimit që u bëhet financave publike.

Shpresa e vetme është te këshilltarët e Kuvendit, si organ llogaridhënës përpara qytetarëve.

*autori është qytetar i thjeshtë, emri i të cilit njihet nga redaksia Lajm.me