Vahida Nimanbegu me tre artistë shqiptarë, ekspozitë në Boston dhe Nju Jork

July 2, 2015   | Reportazh / Reportaža

Vahida-Nimanbegu-University of Massachusetts (UMass)-1Artisti dhe profesori universitar Burhan Ahmeti nga Gostivari pas ekspozitave dhe sukseseve të shumta brenda dhe jashta vendit, nga data 25 qershor deri me 8 korrik të këtij viti do të qëndroj në Boston dhe Nju Jork, ku ështe i ftuar në Universitetin Massachusetts në Boston ne departamentin e artit bashkë me tre artiste tjerë shqiptar nga troje të ndryshme.

Atje çdonjërit do t’I ofrohet asistencë nga një asistent gjatë demonstrimit të disa teknikave të grafikës para studentëve dhe profesorëve, ku pas disa dite punë me grafikat e realizuara aty gjatë disa ditëve do iu organizohet edhe ekspozitë në Galerinë Modestino të Universitetit Massachusetts në Boston. Si përfaqsues i vetëm nga Maqedonia është i ftuar Burhan Ahmeti në Universitetin e Massachusettsit i cili njëherit është si profesor i artit në Fakultetin Pedagogjik “Shën Kliment Ohridski” Shkup. Bashkë me Burhan Ahmetin janë të ftuar edhe tre artistë tjerë shqiptar, nga Mali i Zi piktorja Vahida Nimanbegu, nga Shqipëria Jona Dividi si dhe artisti kosovar Adem Dërmaku që jeton dhe vepron në Zvicër si asistent në studion e litografisë Wolfensberger.

Është një privilegj dhe sukses i madh për këto artistë shqiptar nga troje të ndryshme që do kenë rastin do të demonstrojnë nga nje teknikë të veçantë të artit para studentëve dhe kuadrit arsimor atje, ku gjatë pesë ditëve punë që është e parapame do ju organizohet ekspozite me veprat e realizuara aty, ku përpos studentëve dhe profesorëve do kenë mundësi ta vizitojnë ekspozitën edhe artëdashës tjerë.

Departamenti i artit, respektivisht Universiteti Massachusetts si organizator dhe nikoqir do ua mbuloj të gjitha shpenzimet artistëve, pasiqë përmes kësaj punëtorie që po e organizojnë atje duan që të fitojnë sa më shum përvojë duke shkëmbyer ide, teknika dhe mënyra tjera të të realizuarit praktik të një vepre arti. Mirëpo edhe për artistin gostivaras dhe për artistët tjerë do jetë një mundësi e mirë pasiqë ato përpos që do iu demonstrojnë mënyrat e tyre të realizimit të teknikave të grafikës gjithashtu edhe do të kenë mundësi që të shohën e të shkëmbejnë përvoja dhe risi tjera nga kushtet e ofruara nga kolegët e tyre. Pas ekspozitës në Boston me datë 6 korrik në Galerinë MC në New York, do të pasoj ekspozita tjetër me vepra tjera të artit, ku atje do të prezantohen pesë artistë shqiptar ku çdonjëri me nga 8-10 piktura para artëdashësve të Nju Jorkut. Përpos Burhan Ahmetit në Nju Jork do ekspzojnë edhe Vahida Nimanbegu nga Mali i Zi, Jona Dividi nga Shqipëria, Adem Dërmaku artist kosovar nga Zvicra si dhe një artiste tjetër e talentuar Arjana Xhemajli nga Kosova që jeton në Amerikë.
Vahida-Nimanbegu-University of Massachusetts (UMass)
Një kombinim i bukur në ekspozitvn në Nju Jork me vepra arti nga artistë shqiptarë nga troje të ndryshme, ku ato i bashkoi arti dhe shpresojnë që edhe në hapje të ekspozitë gjithashtu t’i bashkojnë shum shqiptar që jetojnë në Amerikë për t’a shijuar artin e tyre dhe sadopak për t’ua shuar mallin për vendëlindje.

Burhani iu falenderohet të gjithë miqve që jetojnë në SHBA për ndihmesën dhe kontributin e tyre që vazhdimisht ua ofrojnë të gjithë artistëve që po prezentojnë vlerat e tyre të artit atje.

Këto aktivitete të artistëve shqiptar në SHBA patën jehonë nëpër media të ndryshme të atjehit ku u paralajmërua si ndodhi gjatë ditëve të ardhëshme edhe në “Radio Emigranti” në Nju Jork.

Burhan Ahmeti është shum i kënaqur me rrjedhën e pregaditjeve për shkuarjen ne SHBA, si dhe e falenderon profesoreshën Elizabeth nga Universiteti i Mussachusetts për ftesën, mbulesën e shpenzimeve atje dhe për programin e begatshësh që ajo e ka pregaditur gjat qëndrimit dyjavor në Boston dhe Nju Jork për të vizituar muze dhe galeri të ndryshme arti. Gjithashtu profesori Burhan Ahmeti i është mirënjohës dhe Fakultetit Pedagogjik “Shën Kliment Ohridski” nga Shkupi për përkrahjen e dhënë pasiqë njëherit është edhe si kuadër arsimor i po të njejtit fakultet dhe shpreson që të kenë bashkëpunim të mëtutjeshëm me profesorët e Universitetit të Massachusetts me Fakultetin Pedagogjik.

Kosova Live