Drejtoria e Ujrave financon thellimin e deltës së Bunës

July 3, 2015   | Shtypi / Mediji

Thellimi i Bunës-komuna-UlqinitMe iniciativ të Kryetarit të Kuvendit të Komunës – Drejtoria e Ujrave financon thellimin e deltës së Bunës

Sot në zyren e Kryetarit të Kuvendit z.Fudo Haxhibeti u mbajtë takimi më përfaqësuesit e Drejtorisë për Ujra , Danillo Gllobareviq , përfaqësues të OJQ peshkatarët e Ulqinit, Atif Hasanaga , përfaqësuesit e shërbimeve turistike në Bunë , Marko Mashanoviq , dhe OJQ Hapi i Gjelbërt Xhelal Hoxhiq.

Tema e takimit ishte rrjedhëshmëria e krahut të djathtë të Lumit Buna dhe marrja e masave për thellimin e Deltës së Bunës.

Të pranishmit në takim folën për situatën dhe gjendjen e rëndë në terren , dhe propozuan që të merren të gjitha masat e mënjëhershme. Poashtu u propozua që punimet të kryhen gjatë natës për arsye të sezones turistike.

Në fund të takimit u pruan këto përfundime:

Drejtoria e Ujrave mori përsipër që të hap tenderin për kryerjen e punimeve sipas specifikimit  , pasi që Komuna e Ulqinit të përgadis dokumentacionin e nevojshëm.

Deri në realizimin e tenderit do të merren masa urgjente sipas specifikimit të cilën Atif Hasanaga dhe Marko Mashanoviq do ta përgadisin në bashkëpunim më realizuesit e punimeve.

Komuna Ulqinit