Mali i Zi ka hyrë gjashtë kilometra brenda Kosovës! – Video

July 3, 2015   | Ngjarjet - Events

kufiri_kosove_mali_ziNë pjesën e dytë të intervistës, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda ka folur për shënimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ka thënë se bazuar në njohuritë që ka Mali i Zi aktualisht ka hyrë 6 kilometra në territor të Kosovës.

Gruda ka thënë se vija kufitare me Malin e Zi është në Qakorr. Ka treguar se ka shkuar e ka vizituar pikën kufitare dhe ka parë se vija kufitare ka lëvizur.

Profesori Gruda ka thënë se opozita malazeze është fashiste kur propozon vijën kufitare bazuar në vitin 1913.

Ai ka thënë se shënimi i vijës kufitare nuk është çështje e pronës private por e shtrirjes së sovranitetit të Shtetit.

Ndiqni pjesën e dytë të intervistës, ku profesori Gruda flet për demarkacionin me Malin e Zi.

Lajm

YouTube Preview Image