Thellohet bashkëpunimi ndërmjet Ulqinit dhe Deçanit

July 3, 2015   | Ngjarjet - Events

Bashkëpunimi ndërmjet Ulqinit dhe DecanitKryetari i Komunës  së Ulqinit Fatmir Gjeka  priti në një takim pune Kryetarin e Decanit Z. Rasim Selmanaj  dhe bashkëpunëtorët  e tij .

Bashkëpunimi  ekonomik, kulturorë dhe sportiv  ishte në  qendër të vëmëndjes së dy Kryetarëve të cilët u pajtuan se ata   mund  të shënojnë një avansim të madh , jo vetëm për shkak të lidhjeve të shumfishta  që ekzistojnë  ndëmjet dy  qytetave, por së fundi  dhe  rruga që po ndërtohet   Decan -Plavë  mund  ti japë  edhe një  shtytje më të  madhe këtij bashkëpunimi .

Bashkëpunimi ndërmjet Ulqinit dhe Decanit-1

Po ashtu , në takim u hodh ideja për  binjakëzimin e Ulqinit me  Decanit , ndërkohë që   u bë ftesë   zyrtare  që  Kryetari   Gjeka dhe  bashkëpunëtorët e tij  të  jenë  në Decan në fund  të këtij muaji ku mbahet manifestimi,, Ditët e diasporës,,  e  ku një ditë e vecantë i dedikohet turizmit   ku  Ulqini ka vendin qëndrorë.

Palët u dakorduan që takime të këtij lloji të jenë  më të shpeshta.

Komuna Ulqinit