Ulqini fillon të mbushet me turistë

July 4, 2015   | Turizmi / Turizam

Saranda Beach Ulqin Ulqin-UlcinjDuhet cekur se nga viti në vit, Ulqini është një nga destinacionet më të preferuar për turistë vendas dhe të huaj. Shumica e turistëve pas një sezoni të vaket për shkak të muajit të Ramazanit, pushuesit vërshojnë drejt plazheve të Ulqinit. Në orët e para të mëngjesit të së shtunes turistët nga Zvicra, Franca, Austria, Gjermania, Belgjika, Hollandia,Kosova, Maqedonija etj, janë nisur në drejetim të detit Adriatik. Në pikën kufitare Debeli Brjeg dhe të Muriqanit pritet fluksi i hyrjeve të jet mjaft i madh. Vetëm gjatë dy orëve të para të mëngjesit kanë hyrë në vendin tonë me mijëra automjete.

Në dy ditët e fundit në Ulqin pritet vala e madhe e mysafirëve. Ky trend do të vazhdohet edhe ditët e ardhshme, kur pritet kulmi i sezonit reth 15 korikut.

Ditët e Ramazanit, shumë pushues i ka gjetur në breg të detit. Ulqini mbetet destinacioni i preferuar për pushuesit nga Kosova dhe Maqedonia, Bosna dhe Sanxhaku. Ata shprehen të kënaqur me kushtet e gjetura në plazh por dhe çmimet që sipas tyre nuk kanë pësuar rritje.

Saranda Beach Ulqin Ulqin-Ulcinj-1

Sikurse shprehet pronari i Saranda Beach në plazhin e madhë, ku me mbylljen e muajit të Ramazanit edhe bizneset për reth plazhit presin ringritjen e punës.

Pronarët e shtëpiave që merret me turizëm familjar, presin ardhjen e pushuesve nga gjitha trevat.. Përgjatë zonës së plazhit dhomat me qera në shtëpitë private që pretotohen nga pushues Maqedonas, Bosna dhe Kosova janë prej 6 euro deri 10 euro nata, ndërsa hotelet buzë detit aplikojnë çmime që shkojnë nga 15 deri 40 euro nata.

Plazhet e Ulqinit janë të frekuentuar edhe nga turistët e huaj, disa nga ata vijnë për herë të parë, por ka edhe nga ata që nuk i ka rezistuar një rikthimi të dytë.

Përveç plazhit në, pushuesit mund të njihen edhe me ndërtimet e moçme të Ulqinit, si kishat, xhamitë dhe monumente tjera kulturo – historike.