Nesër nënshkruhet marrëveshja e koalicionit PDS – Forca

July 8, 2015   | Politika

dps-bs-forca-potpisivanje-sporazumaKryetari i Partisë demokratike të socialistëve Millo Gjukanoviq dhe kryetari i Forcës së re demokratike Nazif Cungu do të nënshkruajnë nesër Aneksin e marrëveshjes së koalicionit të këtyre dy partive, njoftohet nga PDS-ja, raporton portali Ul.info.

Siç është lajmëruar nga PDS-ja, marrëveshja do të nënshkruhet në ndërtesën e vjetër të Qeverisë.

Portali Analitika përkujton se PDS-ja dhe Forca kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit për kryerjen e pushtetit në nivel shtetëror mbas zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit 2012, ndërsa nga Forca deklaronin se nuk janë të kënaqur me shpejtësinë e realizimit të saj.

Drejtori politik i PDS-së Tarzan Millosheviq ka thënë se partia e tij do të ketë bisedime me të gjithë partitë nacionale shqiptare.