Gjeloshaj: FORCA dhe DPS kanë marrë një përgjegjësi shumë të madhe

July 9, 2015   | Lajmet / Vijesti, Politika

Nik-GjeloshajDEKLARATË PËR “DAN”

Në aneks marrëveshjën e nënshkruar nga FORCA dhe DPS përgjithësisht janë të renditura kërkesat e partive politike shqiptare dhe nuk është shpikur “uji i nxet”. Për të realizuar këtë marrëveshje FORCA dhe DPS kanë marrë një përgjegjësi shumë të madhe, lind pyetja se për një kohë kaq të shkurtër të kufizuar në afat mund të realizojnë të gjithë këtë.

Për të gjitha kërkesat politike që janë të parapara në këtë aneks marrëveshje do të kenë përkrahjën time në Parlament, por për fat të keq kjo nuk do ju mjaftoj.

Duhet të vazhdohën bisedimet, në rall të parë me ato parti që përkrahin anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Europian dhe në NATO, me SDP, me Malin e Zi Pozitiv si dhe ndoshta edhe SNP, në mënyrë që të fitohet përkrahja e nevojshme për realizimin e kërkesave politike të parapara në aneks. Nevoja për të vazhduar bisedimet në mënyrë që të arrihet deri tek shumica në Parlament vjen nga pervoja kur partneri i Koalicionit të Forcës, z. Vasel Sinishtaj ka bërë marrëveshje me DPS, që Tuzi të ndryshoj statusin në komunë në kuader të kryeqytetit, është parë dhe është ditur se nuk mjafton vetem arritja e marrëveshjës me DPS.

Jemi të vetdishëm që SDP me vite ka bllokuar Malësinë në rrugën e saj drejt vetqeverisjës lokale, SDP ka përkrahur dhe përkrah akoma që Tuzi të jetë Komunë Urbane.

Gjithsesi, FORCA është partia ma e madhe shqiptare në Mal të Zi dhe ka të drejtë legjitime që në emrin e saj dhe me përgjegjësinë e saj të tentoj të zgjidh probleme të shqiptarëve në Mal të Zi dhe në këtë drejtim do kenë përkrahjën timë për çdo pikë të kësaj marrëveshje.

Nik Gjeloshaj Facebook

YouTube Preview Image