Në Ulqin shtohet fluksi i turisteve

July 15, 2015   | Turizmi / Turizam

Kufiri-Debeli-BriegNga Zvicra si dhe nga viset tjera të Europës fluksi i turistëve që do hyjnë në vendin tonë nëpërmjet pikave kufitare Sukobin – Muriqan është shtuar së tepërmi dhe kulmi i tyre shënon në Debeli Brijeg më se 140.000 mijë turista në ditë.

Mësohet nga pala kufitare malazeze se në hyrje në Mal të Zi nga Kroacia gjatë ditës së djeshme është punuar me krejt sportelet  në hyrje dhe 2 në dalje, ndërsa nga pala Kroate punohet me 8 sportele në dalje nga Kroacija në Mal të Zi dhe 3 në hyrje të Kroacisë.

Gjithsesi mësohet se pavarësisht fluksit të prurjeve drejt vendit tonë dhe atyre që dalin, situata paraqitet nën kontroll.

Për të përballuar këtë fluks në dy pikëkalimet kufitare të Debeli Brijegut dhe Sukobin – Muriqan, për të mos krijuar radhë dhe pritje të gjata kalimi është thuajse pa asnjë ndalesë. Policitë kufitare vetëm sa  shënojnë vizualisht numrin e automjeteve, kalimtarëve dhe targat e makinave dhe rastet e ndalimit janë tepër të rralla.

Llogaritet, sipas Policisë kufitare të Malit të Zi që brenda 24 orëve nga Kroacia dhe Shqipëria kan hyrë më se 140.000 mijë pushues në teritorin malazias.