Mali i Zi: Aeroplani për fikjen e zjarrit rrëzohet në liqe

July 21, 2015   | Shtypi / Mediji

AvionNjë aeroplan i vogël për fikjen e zjarrit në Mal të Zi është përplasur në Liqenin e Shkodrës, derisa ateronte në sipërfaqen e tij për ta mbushur rezervoarin me ujë.

Ministria e brendshme e Malit të Zi tha se piloti i këtij aeroplani është i palënduar.

Policia e Malit të Zi ka njoftuar se aeroplani zjarrfikës sot ka “pasur fatkeqësi gjatë aterimit” në sipërfaqen e Liqenit të Shkodrës.

Ky aeroplan ishte pronë e ministrisë së brendshme të Malit të Zi.

Radio Evropa e Lirë