Në hotel Mediteran Ulqin është prezantuar projekti “Histori suksesi shqiptaro – amerikane

July 21, 2015   | Ekonomia / Ekonomija

Suksesi shqiptaro – amerikane -Ulqin-Hotel-MediteranNë Mal të Zi, më 17 dhe 18 korrik, u përurua projekti ” Histori suksesi shqiptaro-amerikane”, një projekt ky që ka nisur nji vjet më parë në Nju Jork, dhe, që i kushtohet veprimtarëve të komunitetit shqiptar në SHBA, tha ne programin televizivë Ditari – korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj nga Ulqini, ku ai kishte përgatitur dhe kronikën që e transmetojë, ky radio -televizion.

Simbas, tij, në këtë prezantim personalitete të njohura nga komuniteti shqiptar, të cilët krijuan emër në fusha të ndryshme në Amerikë, theksuan rëndësinë e nxitjes dhe bashkëpunimit me bashkëvendasit e tyre në Mal të Zi. Me këtë rast, tha Salaj u shfaq edhe filmi dokumentar “Histori suksesi shqiptaro-amerikane”, realizuar në Nju Jork nga “Albanian Media Group, Fadil Berisha Studio, së bashku me American Councils for International Education’s Kosovo American Education Fund -“

Kurse, në faqen e rrjetiti social facebook Albanian American Success Stories , thuhet se rrjeti “Histori Suksesi Shqiptaro-Amerikanë” është pritur edhe nga Ambasada Amerikane në Podgoricë si dhe ka mbajtur javën e kaluar dy forume të hapura me panelist nga rrjeti “Histori suksesi shqiptaro-amerikane”, në SHBA.

Suksesi shqiptaro – amerikane -Ulqin-Hotel-Mediteran-1

Njoftohet se këto forume kan qenë të hapura për studentët e shkollave të përgjithshme publike, profesionistëve të rinj, sipërmarrësve dhe shumë të interesuarve të tjer.

Me këtë rast thuhet në njoftim të rrjetit “Histori Suksesi Shqiptaro-Amerikanë” se këto forume janë mbajtur në partneritet me Ambasadën e SHBA në Podgoricë, dhe aty jan prezantuar një sërë arritjesh dhe është folur për disa nga ngjarjet e rëndësishme.

 

Bisedat e hapura me komunitetet u mbajtën në Podgoricë, Tuz dhe Ulqin më 17 dhe 18 korrik, 2015, në udhëtimin dy ditor intensiv dhe frymëzues, thuhet në njoftim.

Rrjeti “Histori Suksesi Shqiptaro-Amerikanë” dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Podgoricë, përfshirë edhe zvendes Ambasadorin e SHBA në Mal të Zi, B. Bix Aliu, i cili është edhe pjesë e librit të 150 shqiptarëve më të suksesshëm në Amerikë, zyrtarët e lart komunal, anëtarë të komunitetit, veprimtar dhe aktivist të tjerë, janë takuar në Hotel Otrant, në takimin ku mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe zyrtarë e Organizatës Turistike të Ulqinit.

sssssssssssssss

Zonja Vera Mjeku, drejtore ekzekutive dhe themeluese e Albanian American Success Stories, në profilin e saj në facebook ka postuar fotografitë e këtij udhëtimi në Mal të Zi, duke shoqëruar ato me shkrimin :”Ky ka qenë një udhëtim i mahnitshm, me disa anëtarë të Rrjetit “Histori Suksesi Shqiptaro-Amerikanë” në Mal të Zi. Falenderim të veçantë, thotë zonja Mjeku, në profilin e saj, për ambasadoren e SHBA-së në Malin e Zi Margaret Uyehara, Zëvendës-ambasdorin B. Bix Aliu, zotin Bernard Cobaj dhe veçanërisht grupin vetëmohues, të këtij rrjeti AASS, i cili udhëtoi këto ditë në Mal të Zi, për të ndarë historitë e tyre, të suksesit me shqiptarët në Podgoricë, Ulqin dhe Tuz”/ Beqir SINA/.

INA