Sipas Andrija Cetkoviqit (SNP) – në Ulqin, kuvendi po rilind miqësinë serbo-shqiptare….?!!

July 21, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Andrija-Cetkovic-UlcinjShkruan Muhamet Nika

Met Zenka (UDSH), në diskutimin e tij shtoj: votoj për program sepse kam frikë nga që ju do të më komprometoni?!

Sot në Ulqin, vazhdoi punimet Kuvendi i KK Ulqin, për të debatuar dhe miratuar programin e emërtimit të shesheve dhe rrugëve. Opozita (DPS), në kuvend e bojkotoi atë, duke braktisur punimet e tij, kurse këshilltarët e korpusit serbo-sllav ishin prezentë duke nënvizuar që edhe kësaj radhe kish shkelje të rënda procedurale e se përsëri do të ankohen në gjykatë…?!!

Përkundrejt kësaj , kryetari i UDSH-së, ceku që ai, prapë se prapë do të votojë programin ngase , siç u shpreh ai, “ edhe përkundrejt lëshimeve të rënda ligjore, këtë po e bën , nga  frika , që abstenimin eventual – pala tjetër “ me marifet..”, do t’ia keqpërdorte , si argument të devijim të tij nga kursi kombëtar dhe mund tu pi ujë…?!!

Andrija Cetkoviq- këshilltar i SNP-së , në lidhje me propozimin që njëra nga rrugët e Ulqinit, të mbaj emrin e Cafo Begut – ish kryetarit të Ulqinit nga koha e Shqipërisë së Madhe , ceku se kjo atë fare nuk e shqetëson duke shtuar që , mbase Kuvendi i Ulqinit po tenton të rehabilitojë vetë Cafo Begun, por me këtë dhe miqësinë serbo-shqiptare të kohës së Mbretërisë Serbe , e cila atëherë   identifikohej me miqësinë që kish vetë Cafo Begu me kryeministrin Nikolla Pashiq, si rezultat i të cilës edhe Ulqini lulëzonte.

Prandaj nga këndi im – shtoi ai, vënia e këtij emri , më kujton rilindjen e marrëdhënieve të mira serbo- shqiptare , që mbase po rehabilitohet , e “në shenj të kësaj , nuk do të kish qenë keq, që emri i rrugës të ishte – Cafo Begu dhe Nikolla Pashiq...?!!

Përndryshe kujtojmë se pas luftës së dytë botërore , Cafo Begu , kaloi në Shqipëri , nga ku dënohet me 20 vjet burg , si bashkëpunëtor i regjimit okupues nazifashist  i cili bëri krime të rënda ndaj njerëzimit.

 

Kuvendi   bëri lajthitje duke shkuar, një hap para e pesë mbrapa ?!

Me gjithë atë , duke analizuar punën e kuvendit dhe komisionit përkatës, me të drejtë , u krijua përshtypja se me këtë rast , kuvendi bëri një hap para e pesë mbrapa .

Në kuvend mbretëronte atmosfera e pa sigurisë se emërtimi i rrugëve sërish do të rrëzohet nga gjykata kushtetuese.

Sipas neve , duke e ditur që jeta vazhdon dhe se në mungesë të personaliteteve të mëdha , nuk bënë që ata të nxirren nga balta- naftalini*kur nuk ekzistojnë- mbase do të kish qenë më mirë të vihen edhe emrat e personaliteteve të huaja nga korpusi i fondit të trashëgimisë kulturore njerëzore.

Nga lajthitjet e komisionit ishte edhe propozimi kur në vend të rrugës “Vëllezërit Frashëri” ajo u ndërrua me emrin e Sami Frashërit – i cili çuditërisht ,në këtë rast, u vu mbi Naimin, si poet nacional…?!! Dhe tjetër një lajthitje edhe më e madhe ishte arsyetimi i ri për rrugën e Kosovës, me të cilin hidhej poshtë arsyetimi dhe motivacioni paraprak i vënies së emrit me vendim , nga ish-kryetari i kk- Skender Hoxha(2004) , ku atëherë thuhej se emri asaj i vihej në shenj përkujtimi të vendit ku qëndruan refugjatët e luftës nga Kosova ?!! Dhe duke shtuar mbi këtë- se   motivacioni ndërron , e ka për qëllim të shënojë vendin ku gjatë stinës së verës gravitojnë turistët nga Kosova në Ulqin…?!!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„