26 – 31 korrik Panairi Tradicional i Librit “Ulqini 2015”

July 22, 2015   | Kulturë / Kultura

Panairi i librit ne UlqinNjë numër i konsiderueshëm librash të rinj, që do të prezantohen në këtë panair, i përkasin letërsisë antike, letërsisë për fëmijë, botime enciklopedike, guida turistike, fjalorë, poezi dhe romane.
Në qytetin e Ulqinit, do të organizohet Panairi Tradicional i Librit “Ulqini 2015”. Ky aktivitet do të organizohet në periudhën 26 – 31 korrik nga Komuna e Ulqinit dhe Instituti i Librit dhe i Promocionit Tiranë.
Veç librave nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, do të ekspozohen libra e do të marrin pjesë botues edhe nga Mali i Zi e pakicat e tjera kombëtare të kësaj republike.
Në këtë eveniment kulturor parashikohet të ekspozohen dhe të ofrohen për shitje mbi 4000 tituj librash, nga të cilat mbi 400 janë tituj të rinj.
Është traditë e panairit që të ketë në çdo edicion të ftuar të veçantë, personalitete nga fusha e kulturës, akademikë, administrata shtetërore apo politika.
Një numër i konsiderueshëm librash të rinj, që do të prezantohen në këtë panair, i përkasin letërsisë antike, letërsisë për fëmijë, botime enciklopedike, guida turistike, fjalorë, poezi dhe romane.

RTV21 Media