Fluks i madh i shqiptarëve për pushime në Ulqin – Video

July 23, 2015   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Ulqin-PanoramaNë pikën e kalimit kufitar të Morinës po punohet me 6 sportele për të përballuar fluksin, i cili pritet të jetë i lartë edhe gjatë muajit të gushtit. Pas festës së Fiter Bajramit e deri më tani, të paktën 200 mijë shqiptarë nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri duke vazhduar gjithashtu rrugën edhe për Ulqin.

Bregdeti i Jonit dhe Adriatikut është i preferuari i tyre për të kaluar pushimet, edhe pse ditët e fundit është raportuar gjerësisht nga mediat kosovare për çmimet e larta që paguhen në restorantet apo njësitë akomoduese në Shqipëri, prandaj pushuesit në minutin e fundit po i drejtohen plazheve të Ulqinit.

Durrësi mbetet destinacion kryesor për shqiptarët e Kosovës edhe për shkak të afërsisë gjeografike me Morinën, por për shkak të ndotjes dhe cçmimeve të larta pushuesit duket se po e braktisin në këtë sezon turistik, duke ju drejtuar Ulqinit.

Punëtorët turistik shpresojnë se vizita kaq e mirë në akomodime private në Ulqin do të zgjat deri në fund të gushtit, sepse hotelet do të jenë plotë deri në fund të shtatorit.

Sipas vlerësimit  nga plazhet e Ulqinit, nga se të dhëna zyrtare nuk ka, në Ulqin pushojn mbi 120.000 mijë mysafirë.

YouTube Preview Image

Shiko reportazhin nga emisioni Flladi nga KTV me drejtorin e Hotel Mediteranit në Ulqin z. Selatin Gjeloshi

YouTube Preview Image