Manifestimi më Mergimtarë në Kullomzë të Ulqinit

July 24, 2015   | Reportazh / Reportaža

Manifestimi më Mergimtarë në KullomzëGjashtë vite falenderim, gjashtë vite festim, gjashtë vitë sebashku.
Kisha katolike në treven e Ulqinit, ditën e djele të 19 korrikut i bashkojë për të gjashën herë Mergimtarët.
Në oborrin e Kishës në Kullomzë, në perkujdesjen e meshtarëve dhe rinisë, dhe besimtarëve në Kullomzë, mergimtarët u bashkuan në festen e pervitëshmë të falenderimit.
Si shoqeri e kesaj treve jemi të vetëdishëm se çdo vit e me shumë nga gjeneratat e reja, bijë e bija të ketijë trolli, për herë e më pakë vijnë për të pushuar në vendin e baballarëve të tyre. Por kemi ende një pjesë të moshës se mesme dhe moshës se tretë që kanë mallë për këtë tokë.

Manifestimi më Mergimtarë në Kullomzë-2
Në pjesmarrjen e mbi 150 mysafirëve, Kisha i priti mergimtarët në festën e tyre të falenderimit. Përpos darkës të shtruar nga ne qe jetojmë ketu, po ashtu ishtë natë me program kulturor, të pergaditur enkas per ta, dhe që nuk munguan as kënga e as folklori dhe këtë vit as poezia për mergimtarët duke filluar nga recituesja jonë Nora Selçanin, e deri të poezia e perbashkët mes vajzave malesore dhe vajzave shestanase. Po ashtu e veçanta e kësaj nate ishte një vazhimësi e bashkëpunimit mes dy ansambleve, Ansambli ‘Shqiponja’ nga Malsia dhe Trendafilat e shen Terezës nga treva e Ulqinit.
Dy folklore më valle unike, dy folklore më një zë të perbashkët. Bashkëpunimi i tillë shembull i mirë për shoqerinë, dhe mergimtarët tanë në këtë natë ishin shumë falenderues për këtë gjë. Më kënget e vallet e tyre Kullomza johoj per orë të tëra
Ne në shenjë falenderim për kontributin që mergimtarët bejnë per ne, ndamë një mirënjohje, që këtë vit u nda për FONDACIONIONIN DON SIMON FILIPAJ më seli në New York, motivi; si shënjë falenderimi për vendosjen e shtatores së Don Simon Filipajt në ShenGjergj dhe falenderim për ndihmë ekonomike për disa student që studiojnë në univerzitete të ndryshme.
Dhe si shoqeri, diasporës ju jemi falenderues edhe për secilin kontribut tjetër që ata bejnë në vendin e tonë dhe në vendin e tyre, e që nuk janë të pakta.
Më deshirë të sinçertë ju deshirojmë mergimtarvë që pushojnë në Ulqin dhe rrethinë shendet, bekim, suksese dhe pushim sa më të bukur, më shpresë që vitin tjeter në festën që do ta organizojmë në Kllezën, të takohemi perseri më më shumë respekt dhe dashuri mës veti.

Burimi dhe Foto: Bernard Beni HasanajFacebook