Mehmet Zenka (UDSH) i akuzoi ish – kolegët e partisë së vet

July 25, 2015   | Opinione

Mehmet-Zenka-UDSHShkruan Muhamet Nika

MEHMET ZENKA (UDSH) I AKUZOI ISH – KOLEGËT E PARTISË SË VET   ME FJALËT:

– QE PËR SHERR TUAJIN SHQEVA EDHE BRAGAT NË KORRIGËN E PRISHUR?!

Këto ishin fjalët e fundit të M . Zenkës, para se të largohej sot nga seanca e Kuvendit të Ulqinit , nga ku   ish larguar me pantallonat e shqyera …?! Ai me dorë të vënë në prapanicë…, duke mbuluar të çarën.. insistonte dhe vazhdimisht kërkonte më kot  përgjigje – Se kush do t’ia paguaj dëmin….?!!Konstrukti i nisur i fjalisë , me lidhësen “ edhe pa praga ..”, dëshmon që ky NUK ISHTE RREZIKU I TIJ I VETËM nga ish kolegët e dyfishtë – FORCË dhe PARTI DEMOKRATIKE . Thënia e tij dëshmon se kokëçarjet me ta “ nuk i kanë të sosur…”?

Si duket ata janë kah e keqpërdorin rëndë atë “ në emër të interesit madhor…”, që zakonisht ngjat në këto raste…?!

Rri shtrembër e fol drejtë , por kësaj radhe na duket se i kishin mbetur në qafë tej mase andaj  dëmin- njeriut të botës i duhet paguar. Mbase ka edhe të tjerë që e kanë pësuar nga telat e karrigeve të vjetra, por për tu mos u bërë “ gazi i botës…”, ndoshta po duket  mund ta kenë heshtur problemin…?!! Ironia e gjithë kësaj ngjarje ishte , se rreziku (rrisku) i zi , ndodhi deri sa kuvendi votoi planin anti- korrupsion të qeverisë   dhe pasi këshilltarët më herët kishin përgëzuar kryetarin e KK për investime e bëra në dekorimin e sallës së kuvendit…?!!

Kurse në vazhdim po përmendim që edhe pas një krize të gjatë disa mujore  e cila kish përfshi koalicionin qeverisës që pritej të kulmonte me prishjen e koalicionit ajo me gjithë atë nuk ndodhi. Koalicioni vazhdoi , përkundrejt kuorumit që mungonte nga radhët e Forcës. Gjatë punimeve të para drekës ra në sy të mungojë  këshilltari A. Murati, ndërsa pas drekës , mungoi edhe vetë Nazif Cungu…?!!

Dhe siç ngjet gjithherë në këto situata ,“….Për hir të interesit të përgjithshëm ..” i cili duhej nderuar e bërë kuorum- nga se po votohej një pikë tepër e rëndësishme….?! Për gjatë gjithë kohës kuorumin e kuvendit, vendosi ta bëjë këshilltari ( kryetari i Udsh-së ) Mehmet Zenka. E në pyetje , siç dihej , ishte miratimi i programit të ri për emërtimin e shesheve   dhe rrugëve….Kujtojmë opinionin se këtë vendim më herët e kish hedhur poshtë gjykata kushtetuese si të pa ligjshëm ,pas një ankese të këshilltarëve të korpusit serbo/sllav e që pritet të ndodhë përsëri me vendimin e ri..?!!!

Puna e nisur me ethe- kuorumi , gjatë miratimit të pikave në kuvend, vazhdoi deri në momentin e miratimit të vendimit për anti – korrupsion dhe pikërisht gjatë pas drekës. Kur në momentin – siç cekëm, që kryetari Zenka , e hetoi se në ulëset e prishura të kuvendit- gjatë ngritjeve dhe uljeve të shpeshta për të marrë fjalën, kish prishur pragat- duke i shpuar ato….?!!!

Ai për këtë ngjarje disi fare të pa zakontë , u shqetësua tej mase dhe u shpreh me fjalët: “ Për të madhin Zot- zëne besë burra , unë  kam shqepur pragat , në telat dhe hekurat e dala të karrigeve tuaja. Mbajeni mend se ata më kanë kushtuar 100 euro. ..?!! E kush ma paguan sot mu dëmin dhe në shenj revolte u largua nga mbledhja . Kuptohet që në mungesë të tij nuk kish më kuorum kështu dhe mbledhja për pasojë u ndërpre..?!! Përveç durimit të tij të sosur , këshilltarët e tjerë të “kombëtares..”- sikur në vete thanë : NA MARRSHIN TË KEQËN PANTOLLONAT E ZENKËS – KOALICIONI (KALIÇONI -VAZHDON)?!!!

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„