“Dashnorja” të shtunën hap Skenën Verore të Ulqinit

July 30, 2015   | Kulturë / Kultura

Dashnorja-Ulqin-Flutur-MustafaPër këtë pjesëmarrje ka njoftuar vetë regjisori i kësaj shfaqje, i cili ka thënë se do të jetë pjesë e kësaj ngjarje kulturore që do të zgjasë për tre javë e që organizohet nga Qendra për Kulturë në Ulqin
Shfaqja “Dashnorja”, me regji të Faik Gashit do të hapë Skenën Verore në Ulqin, hapje kjo qe do të bëhet në mbrëmjen e së shtunës, në Kalanë e Ulqinit. Për këtë pjesëmarrje ka njoftuar vetë regjisori i kësaj shfaqje, i cili ka thënë se do të jetë pjesë e kësaj ngjarje kulturore që do të zgjasë për tre javë e që organizohet nga Qendra për Kulturë në Ulqin.

Drama, intriga, pasioni e dashuria zënë vend në shfaqjen “Dashnorja”. Në rolin e bashkëshortes është aktorja nga Ulqini, Flutur Mustafa, Flamur Ahmeti vjen si bashkëshorti intrigant, kurse Laureta Gashi, dashnorja e zjarrte e këtij te fundit.

RTV21 Media