Përfaqësusesit e Historisë së suksesit Shqiptaro-Amerikan vizituan Qendrën ditore “ Sirena”

July 30, 2015   | Reportazh / Reportaža

Albanian American Success Stories soon in Ulqin, Hotel Mediteran-UlcinjMë 18.07.2015 një delegacion I bashkëatdhetarëve tanë nga SHBA , në përbërje:

  • Dr .Shpresa Xhakli, Qendra e Bashkuar për Autizëm-Prishtinë
  • Nick Markola , Drejtor i menaxhimit dhe i kërkimeve në bankën “Fieldpoint Private Bank and Trust”
  • Etrita Ibroci, Drejtoreshë ekzekutive e Kompanisë ” Kepler Cheuveux” dhe z. Bernard Cobaj , përfaqsui i Ambasadës së SHBA në Mal te Zi, vizituan Qendrën ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “ Sirena “, në Ulqin.

 

Vizita e këtyre personave ishte një privilegj për Qendrën ditore “ Sirena”, sepse ishin ata që përfaqsojnë historinë e suksesit shqiptaro-amerikan.

Bashkëbisedimi me këta persona ishte i ngrohtë por edhe plot emocione. I njohtova me kushtet, kodin etik dhe veprimtarinë e Qendrës ditore. “ Sirena”.

Qendra është në shërbim të mirëqënies së shfrytëzuesve, familjes së tyre dhe bashkësisë së gjërë shoqërore. Të punësuarit në punën e vet janë të obliguar të nderojnë dhe të respektojne të drejtat themelore të njeriut, të drejtat e fëmijëve, dinjitetin, llollojshmërinë kombëtare , fetare,racore,kulturore dhe cdo llojllojshmëri tjetër me qëllim të zhvillimit të mardhënieve humane dhe demokratike.

Në fund të gjithë së bashku konstatuam se personat me pengesa dhe vështirësi në zhvillim janë ata që përcjellin mesazhin më të sinqertë dhe më të bukur të optimizmit dhe të jetës.

Të pranishmit pasi që vizituan Qendrën , premtuan bashkëpunim, përkujdesje dhe ndihma që dukshëm do te ndikojnë në përmirësimin e mirëqënies së shfrytëzuesve.

Zonjusha Etrita Ibroci dhe z. Nick Markolaj I mbuluan shpenzimet për artikuj ushqimorë të krijuara gjer më tani, me mundësinë që edhe në të ardhmen janë siguruar mjete për artikuj ushqimorë.

Ky shembull , dhe të tjerë, te kjo popullatë dallon të padukshmen sfidante me plot shpirtgjërësi dhe vetëbesim.

Fëmijët, prindërit dhe kolektivi I Qendrës ditore” Sirena” përzemërsisht falenderojnë përfaqësusesit e Historisë së suksesit shqiptaro-amerikan.

Me respekt!

 

 Drejtori 

Bilal Alaj