Abazoviq: Marrja e ftesës për NATO, shpejton ndërrimin e pushtetit në vend

July 31, 2015   | Politika

DRITAN-ABAZOVICDeputeti i pavarur në Kuvendin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq , tha se marrja e ftesës për NATO shpejton procesin e ndërrimit të pushtetit në vend.   Abazoviq theksoi se PDS-ja me siguri do të tentojë që të gjithë meritat për integrim në NATO  do ti marr për vete dhe të përfitojë nga kjo gjë, por kjo mund të jetë vetëm afatshkurte. Besoj që ftesa do të mbërrijë në dhjetor, ndërsa pushteti do të ndryshojë në pranverë të vitit të ardhshëm u shpreh Abazoviq, duke shtuar se PDS-ja është subjekt i harxhuar dhe i tejkaluar.  Ai tha se Aksioni i  Bashkuara reformist -URA është për ndryshim paqësor dhe demokratik të pushtetit, duke mos mohuar legjitimitetin e luftës demokratike që mund të ndodhë edhe përmes protestave.  Abazoviq është i bindur se qeveria aktuale mund të fitohet në zgjedhjet e ardhshme. Duke komentuar deklaratën e liderit të Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsha Medojeviq, i cili tha se URA  është opozitë e bindur që kontrollohet nga  PDS-ja” Abazoviq thekson se pohimet e Medojeviqit “mund të renditën në kategorinë e deklaratave të pakuptimta bombastike.

TVCG