Dezinformata e gazetës Zëri: Ulqini me çmime marramendëse për pushuesit

Plazhi-Saranada-Beach-Ulqin-1Turistët, të cilët kanë vendosur që këtë vere të nxehtë ta kalojnë në Plazhin e Vogël të Ulqinit, janë duke u përballur me çmime të larta. Ato çmime janë marramendëse krahasuar me vitin e kaluar. Çmimet e ushqimit, të pijeve dhe të fjetjes janë marramendëse, raporton portali Tetova Sot, mbasi portali “Zëri” ka shlyer artikullin në pyetje.

Një lexues i “Zeri.info” ka dërguar disa të dhëna rreth çmimoreve që po qarkullojnë në Plazhin e Vogël, në Ulqin. Për ta shuar etjen me ujë, një turisti në bregdetin e Ulqinit i duhet të paguajë për një shishe gjysmëlitërshe me ujë 1.8 euro.

Një nescafe kushton 2.50 euro, një pije freskuese në këtë plazh është 2 deri në 2.50 euro.

Ndërsa, ushqimi nga 6 euro e deri te më e larta, varësisht nga lloji.

Ndër të tjera për një çadër plazhi, pushuesi duhet të paguajë10 euro dhe për fjetje për këtë vërë ulqinakët kanë vendosur të ofrojnë çmim prej 15 deri në 20 euro për një natë./Zëri