Marrëveshja Serbi-Mali i Zi- Bosnje shkaktoi radhët e gjata në kufirin Muriqan – Video

July 31, 2015   | Rajoni / Region

rradhe e gjat-automjetesh-ne-murriqanMesnata e së mërkurës ka shënuar daljen e një urdhri të papritur nga ministria e Brendshme e Malit te Zi.

Pasaportat e shtetasve që kalojnë kufirin nga kontroll i përshpejtuar ka kaluar në kontroll normal.

Kaq ka mjaftuar që radhët në pikën e kalimit kufitar Muriqan – Sukobinë t’i kalojnë 5 kilometra.

Një situatë e krijuar në të dy anet e kufirit, ndërsa pritja e një automjeti varionte nga 1 deri nê 3 orë.

Qytetarët që presin për të kaluar kufirin janë kryesisht shtetas të Kosovës që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër, por një pjesë e mirë e tyre janë edhe turistë nga vende të ndryshme që i drejtohen Ulqinit.

Duke qëndruar për disa orë në mes të vapës, drejtuesit e automjeteve shpeshherë në shenjë pakënaqësie kanë mbajtur të shtypur për disa minuta boritë e makinave. Veçanërisht fundjava shton lëvizjet dhe nëse do të ndiqet kjo praktikë situata do të jetë më kaotike në këtë pike kalimi kufitar.

rradh-ne-murriqan-5

Një urdhër i Ministrit të Brëndshëm të Malit të Zi Rashko Konjeviq pas memorandumit të nënshkruar me homologët e tij nga Serbia dhe Bosna e Hercegovina ka qenë shkaktari kryesor i radhëve të gjata në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në hyrje dhe në dalje.

Sipas informacioneve në një takim mes Ministrave të Brëndëshem të Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë, ku edhe është nënshkruar memorandum i bashkëpunimit në kuadër të integrimeve evropiane, dhe në luftën kundër terrorizmit dhe trafiqeve.

NEBOJSA STEFANOVIC I RASKO KONJEVIC

Kjo ka bërë që Policia Malazeze të vihet në zbatim të këtij urdhëri i cili kërkonte kontrollin e gjithë dokumentacionit për gjithë turistët që hyjnë dhe dalin nëpër pikat e kalimit kufitar si dhe evidentimin me hollësi të cdo dyshimi, ka shkaktuar këto radhe të gjata në pritje.

Sipas informacioneve urdhëri i lëshuar ka vënë në lëvizje strukturat shtetrore më të larta të vendit tonë të cilat për orë të tëra kanë nëgocuar me qeverinë malazeze dhe me policinë e shtetit fqinjë deri në zhbllokimin e situatës.

YouTube Preview Image

Është dashur edhe ndërhyrja e Kryemininistri Rama i cili mësohet se ka pasur bisedë telefonike me homologun e tij malazez Millo Gjukanoviq në lidhje me këtë cështje.

Ndërsa vetëm pas rreth 8 orëve është bërë e mundur rifillimi i procedurave të përshpejtuara të përpunimit të dokumentacionit në këtë pikë kalimi kufitar. Situatë e tillë është në dëm të zhvillimit të turizmit.

Nga: Bepin Kolvata

/Oranews.tv/