Zgjedhjet e parakohshme do të kushtëzojnë edhe emërtimiin e rrugëve në ulqin

July 31, 2015   | Opinione

rruget e UlqinitShkruan: Muhamet Nika,

ZGJEDHJET E PARAKOHSHME REPUBLIKANE DO TË KUSHTËZOJNË EDHE EMËRTIMIIN E RRUGËVE NË ULQIN

Nisur nga rrethanat politike të krijuara në nivel shtetëror pas vlimit   politike që ndodhi në koalicionin shtetëror DPS-SDP, MUND TË THUHET se një gjë është më se e kuptueshme- zgjedhjet e parakohshme janë të pa evitueshme në Mal të Zi. Mirëpo për tu zhvilluar në mënyrë të drejtë dhe ashtu siç e kërkon procedura ligjore procesi i tillë detyrimisht nënkupton zyrtarizmin e emrave të rrugëve dhe adresave të sakta të zgjedhësve dhe objekteve të votimit në komunën përkatëse. Madje kësaj radhe kërkohet edhe numri i parcelës kadastrale të objektit të vendvotimit.

Për rastin e Ulqinit, ku mungojnë emërtimet dhe adresat zyrtare të rrugëve – gjë e cila bëhet duke nxjerrë vendimin përkatës të emërtimit në Kuvend, pa dyshim që do të shtjerë në siklet klubin e DPSIT . Ata pritet që shumë shpejt , të nxitur nga qendra, të ndërrojnë kursin politik dhe se nuk do të bojkotojnë më miratimin e tyre, por kanë për të motivuar këshilltarët e pozitës që të mblidhen dhe të nxjerri vendimin duke i bërë zyrtare adresat e qytetit. E kjo nënkupton zhbllokimin e situatës.

Ky është një rast i mirë që i jepet Ulqinit dhe nënkupton ofrimin e shansit për një zgjidhje të drejtë të problemit të rrugëve.

Por sa do të jenë politikisht të aftë dhe të zotët politikanët nacionalë ta bëjnë këtë, sipas neve , dyshohet ?!! Përvoja e keqe e tyre e sidomos rasti kur lëshuan pe( në mënyrë kapitulluese), gjatë miratimit të ligjit zgjedhor që nënkuptonte shkurtimin e mandateve të tyre nga 5 në dy e vërteton qartë këtë. Kur themi kështu, mendojmë në miratimin e Ligjit Zgjedhor nga Kuvendi i Malit të Zi, që kushtëzohej atëherë prej opozitës edhe me dhënien e pëlqimit në ligj nga Komisioni i Venecias si institucion ndërkombëtar për miratim. Shtojmë që komisioni veç e kish kthyer njëherë mbrapsht ligjin si diskriminues në përpunim?!!Ai për rrezik tonin, edhe pse u gjend dy herë para komisionit përkatës, tanëve *deputetëve shqiptarë- 2 herë iu mbylli gojën shejtani, e do t’iu mbyllte edhe 200 herë tjera? Ata   edhe pse ishin me mandat nga populli , nuk u ankuan në ligj?!!!. Pse ndodhte kjo, e dinë vetëm ata , kurse ne mbetet vetëm ta marrim me mend.

Ndoshta kësaj radhe do të jenë më në nivel dhe do të kërkojnë realizimin e të drejtës së tyre , në fakt të tonën, për sa i përket emërtimit të shesheve dhe rrugëve në Ulqin . Punë që hidhet poshtë nga gjykata e kushtëzohet nga qeveria…?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„