Kërkesa e turistëve në Ulqin: Lehtë për ujë dhe rrymë, vetëm të ketë Wi-Fi

August 4, 2015   | Ekonomia / Ekonomija

Cobi-House-–-Ulcinj-Montenegro-WI-FI-GRATISNevojat e turistëve çdo vit ndryshohen dhe rriten. Ajo çfarë dikur ishte standard, tani duket si e kaluar e largët.

Edhe pse ditët e kaluara në rivierën e Ulqinit kishte probleme me rrymë, shumë më pak edhe me ujë, kjo, siç thonë bashkëbiseduesit tanë, janë mangësi periferike.

“Problemi më i madh është kur nuk ka Wi-Fi. Ndodh që për këtë arsye mysafirët të më trokasin në derë në ora dy pas mesnate dhe ankohen që nuk kanë qasje në interent”, tha një qiradhënës i akomodimit në Ulqin.

Ai po ashtu tha se turistët ankohen që çmimet e wireless internetit janë të larta.

INA