Përfundon “Skena Verore – Ulqin 2015″

August 22, 2015   | Kulturë / Kultura

Skena Verore – Ulqin 2015Mbremë në Sheshin më të bukur të Kalasë tonë përfundoj “Skena Verore”, edicioni i 27. Ky manifestim tradicional kulturor është hapur në fund të korrikut dhe ka zgjatë deri me 20 gusht. Mbi 20 ditë, për çdo natë ka pasur programe teatrale, letraro – muzikore dhe ekspozita të piktoreve të njohur nga Mali i Zi dhe Shqipëria. Pavarësisht nga oscilimi në kualitetin e programit, jam i mendimit se “Skena Verore” Ulqin 2015 ka pasur suksesë.

Skena Verore – Ulqin 2015-1

Duke pasur parasyesh mungesën e mjeteve finansiare për hartimin e një programi më kualitativ, duhet të jemi të kënaqur më ato se çka është prezentuar në këtë Skenë. Përveç “Kalimerës Poetike” më të cilën ka filluar “Skena Verore” dhe e cila gjithmonë është në një nivel të lartë, ka pasur edhe pjesë tjera të cilat kanë lënë mbresa ke shumë dashamirësit të artit dhe ke mysafiret, të cilët pushojnë në qytetin tonë. Në mua mbresa të veçanta ka lënë mbremë Maestro Ramazan Peku më orkestrën e tij, dhe sopranja e njohur Ulqinake Gjylije Pelinku. Me këtë koncert festiv është mbyllur edhe “Skene Verore” 2015. Drejtori i Qëndrës për Kultur Dr. Nail Draga ka dhënë një kontribut të veçantë më pranin e tij për çdo natë, çka është për të lavdruar.

Ismet Karamanaga Facebook