Ulqini ul çmimet, valë e re e turistëve kosovarë në Ulqin – Video

August 25, 2015   | Shtypi / Mediji

Ulqini-sotUlqini është vërshuar nga një valë e re e turistëve nga Kosova dhe Bosnje e Hecergovina. Kjo vlerësohet se po ndodhë shkaku i shpresës se fundi i sezonës ka ulur edhe çmimet e strehimit dhe shërbimeve tjera.

Portali vendas Ul-info, raporton se sot në Ulqin kanë zbarkuar shumë turistë nga Kosova dhe Bosnje e Hecergovina, ndoshta vala e fundit e madhe e turistëve për këtë sezonë, transmeton lajmi.net.

Përveç çmimeve edhe moti pritet të jetë në anën e këtyre turistëve të “vonshëm”. Metorologët kanë parashikuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në jug të Adriatikut përveç disa vranësirave të rastit, temperaturat do të jenë deri në 30 gradë celsius.

Lajmeshqip.com

YouTube Preview Image