Demarkacioni me Malin e Zi sipas Kushtetutës së vitit 1974 dhe Dokumentit të Ahtisaarit

August 26, 2015   | Rajoni / Region

Hashimi Thaci-LukshiqZëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, pas nënshkrimit të marrëveshjes përsëriti se marrëveshja është në “përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974, Dokumentin e Presidentit Ahtisaari dhe Kushtetutën e Kosovës”, transmeton Indeksonline.

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, para pak çastesh në Vjenë, Kosova dhe Mali i Zi e kanë nënshkruan marrëveshjen për vijën kufitare ndërmjet dy vendeve.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar nga Vjena Ardian Arifaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi. E ky i fundit bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni janë nënshkrues të vijës kufitare apo demarkacionit.

Nga ana malazeze, nënshkrues janë Igor Lukshiq, shef i diplomacisë malazeze dhe Rashko Konjeviq, ministër i Punëve të Brendshme.

PORTALB