Nika: Akva parku në Shtoj : Hiqja Lenës venia Prenës – Mos t’i rrij hatri asnjenës…?!!

September 30, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet-NikaShkruan :Muhamet Nika

Kjo që po themi nuk është mahi, por e vërtetë   dhe se ka mbetur e shënuar nga njëri prej ish- sekretarëve mbrojtjes së pasurisë – (Sh. H), i cili me këto fjalë e pat arsyetuar raportin e  punës së vet para kuvendit – gjatë mbrojtjes së tokës së komunës në Shtoj nga palët..

Mirë po    më pas vërejmë që pas vitit ( 2002 – 2003), kuvendi e humb funksionin e tij kontrollues dhe se mbrojtësit e pasurisë së komunës nuk i dhanë më raport kuvendit për punën e tyre.

Mu për këtë, kujtojmë këtu se vetëm gjatë kohës së Cungut e deri te ajo e Gjekës , komuna humbi rreth 3 milionë euro në proceset gjyqësore me gjykata .., dhe thua askush asgjë askujt ….!!

Aktualisht kjo politikë e shembullit të Lenës e Prenës…, në kthim të tokave të restitucionit, po duket na përcjell edhe sot në investime në tokat e këtilla.

Jepet të vërehet se pronar i këtyre tokave në letër vërtetë është komuna, por kur ata qiten në shitje me vendim kuvend- si puna e   akva parkut , del se vendimi për shitje është i pa zbatueshëm sepse toka figuron të jetë e dikujt tjetër- në rastin konkret  e familjes së Rudajve.

E gjithë kjo si duket mjaftoi, që investitori turk i akva parkut “ i trembur nga çështjet kontestuese të pronësisë” po tërhiqej nga investimi në fjalë….?!!!

Cekim   se nuk do shumë mend të kuptohet që afër atyre shtëpive, buzë të cilave do shtrihet nesër “ qyteti i ujit- akva parku” pas një investim prej 7 mlionë eurove, detyrimisht e  rrit vlerën e ofertës së tyre turistike. Andaj edhe puna se ku do të ndërtohet ai , në një Ulqin që e ka shumë të zhvilluar sensin e tregtisë është kah zgjat shumë.

Kështu kjo edhe nuk duhej të ishte çudi tepër e madhe pse ky investim u përzgjodh të ndërtohej – afër shtëpisë së kryetarit të parlamentit të Ulqinit Fuad Haxhibeti?

Kurse se tashti , pas ankesave, po dëgjohet si opsion ndërtimi i tij diku në të djathtë të rrugës magjistrale që të çon për Adë . Aty edhe ku ndoshta jo fort larg tij kanë përgatitur për shitje parcelat e veta  urbanistike për investitorët e huaj funksionarët tjerë të Forcës…?!! Me këtë investim tokat e tilla( që për çudi nga toka bujqësore u bënë ndërtimore- pa dijen e KK Ulqin dhe duke rritur çmimin e vet të tregut), me këtë investim do të përfitonin edhe më shumë për treg..?!!

Nëse del që puna mund të ndodh edhe kështu – që lokacioni i akva parkut të bartet “ me gishta të kuvendit diku tjetër, atëherë pse të mos thuhet, që akva parkun :”… ia morën Haxhibetit e ia rrasen vetit ..”, ose si do kishim shtuar ne: “ ia morën Rudos e ia dhanë “Mudos..”?!!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„