TV Teuta: Kryetari Gjeka “fsheh” blerjet qe ai i nenshkruan

October 1, 2015   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Tashme ka kohe qe blerjet qe behen nga kryetari I komunes Fatmir Gjeka nuk kane nje informacion te sakte se sa mund te jete shifra e tyre apo se per ke blihen dhe a shkojne ato ne destinacionin e duhur!!Edhe pse ai nuk eshte I autorizuar qe ti beje keto shpenzime personalisht pasi kete funksion per blerjen e mjeteve të ndryshme për nevojat e komunës duhet ta kalojë nëpërmjet Sekretariatit perkates, me kërkesë dhe ofertë të specifikuar, ai vazhdon te veproje sipas deshires se tij dhe duke shkelur te gjitha funksionet e tjera pergjegjese, e ne kete menyre nuk I perfill as nuk I respekton bashkepunetoret e vet ne detyre, raporton portali i TV Teutes.

Gjeka-Ulqin

A jane blere vertet dy fshesat me shifren prej 829 euro dhe a kane shkuar aty ku ai supozon, akoma nuk dihet?Kryetari Gjeka aludon se një fshesë është blerë për nevojat e komunës kurse tjetra ka shkuar për donacion në xhami dhe nuk ka asgjë të parregullt sipas tij.Nderkohe ne kete deklarate ai nuk ben publike se cilës xhami i është bërë donacioni, a është kërkuar zyrtarisht kjo ndihmë, nga kush është kërkuar, apo nëse donacioni ishte thjesht vullnetar, gje qe nuk I takon ta beje nga buxheti I komunes, sepse ka me shume vlere nese e bene nga buxheti familjare. “Sevapet” nga buxheti I komunes do te ishte mire te shkojne ne rroga te punetoreve.E kjo deklarate le shume vend per skepticizem dhe besim tek ai.E ndersa as ne ofertën e bërë publike nga kompania“Yomil doo” nga Tivari nuk ka te dhena specifike të fshesave që ka blerë komuna, qe hap edhe me shume dyshime në lidhje me çmimin e saktë të tyre.Veshtire te besohet se ato mund te jene fshesa te cilesise se larte qe te kushtojne 400 euro copa,ato mund te jene te blera me nje cmim disa here me te ulet .Vetem ne komunen e Ulqinit mund te ndodhin te tilla veprime qe të vendoset një material për nevoja të komunës dhe një donacion vullnetar në një ofertë të përbashkët?Si eshte e mundur qe kryetari I komunes se Ulqinit i nxjerr jashte lojet pa shqetsimin me te vogel sekretariatet e komunës?Tekat e kryetarit te komunes kane shume nevoje qe te perkthehen para syve te opinionit se cdo dite e me shume po shfaqen paqartesi dhe mos respektim I postit zyrtar nga ana e tij.