GreenHome nënshkruan kontraten për mbrojtjen e Liqenit të Shasit

October 5, 2015   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

GreenHome nënshkruan kontraten-Gjeka-Liqeni-Shasit-Komuna e Ulqinit e përfaqesuar nga kryetari Fatmir Gjeka nënshkroi kontratën me OJQ GreenHome që e kryesoi Natasha Kovaceviq për mbrojtjen e Liqenit të Shasit. Me kontratë parashihet hartimi i studimit që do ta përgatise Agjencia për  mbrojtjen e mjedisit jetësor, vlera e studimit është 10.316,00 Euro.

Palët do të jenë në kontakt të përhershëm me qëllim të arritjes së rezultateve sa më  të mira të ruajtjes së Liqenit të Shasit që  ngërdhen vlera të rëndësishme të ekosistemit ndërkombëtar.

Ju rikujtojmë që me planin hapësinor urbanistik kjo zone është e njohur si zonë e  mbrojtur. Edhe në takimin e sotëm, këshilltari për çështje ekologjike pranë   Komunës së Ulqinit Abedin Avdiu, foli detalisht për pasuritë e mëdha që   ngërdhen Liqeni i Shasit dhe vendet përrreth dhe rëndësinë që duhet kushtuar asaj.

Komuna Ulqinit