Sot manifestimi D Olcinium International festival në Ulqin – Video

October 10, 2015   | Shoqëria / Društvo

Defile-folklori-rajonal-UlqinMbrëma në rrugën kryesore të qytetit të Ulqinit shoqëritë kulturore artistike nga rajoni me parakalimin e tyre kanë sjellë atmosferën festive,  në rrugët e qytetit të Ulqinit, të cilët marrin pjesë në “D’Olcinium international festival”, të dytin me radhë.

Nën praninë e qytetarëve të shumtë ata kanë sjellë një program të pasur artistik me këngë dhe valle popullore në Sallën e madhe të Qendrës kulturore organizuan koncert, i cili do të jetë në program edhe të shtunën, me fillim në ora 19.30.

Një nga organizatorët e festivalit, ka thënë se festivali po organizohet në kuadër të festimeve gjatë muajit tetor, që është edhe muaji i trashëgimisë kulturore. Sipas tij, festivali meriton të sjellë së bashku me 14 shoqëritë kulturore artistike nga mbarë rajoni, të cilat do të prezantonin kulturën e përbashkët në Ulqin.

“Ne dëshirojmë të promovojmë trashëgiminë e tyre kulturore si mënyrë për të promovuar paqen, tolerancën dhe mirëkuptimin”, ka thënë ai.

Këtë manifestim e organizon Organizata turistike në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit.

Do te marrim pjese 14 shoqata folklorike, te shtunen me 10 tetor me fillim ne ora 12.00 ne Sallen e vogel te kabinetit do te mbahet konferenca per shtyp me Kryetarin e Komunes z.Fatmir Gjeka, drejtoreshen e OT z.Zana Sarvan si dhe kryetaret e Shoqatave kulturore.

Mire se vini!!!