Nika: Avokati Nusho Kalaç – futi në lojë 70 mijë euro duke ëndërruar 500 mijë euro borxh prej buxhetit të Ulqinit?!

October 12, 2015   | Opinione

Muhamet-Nika-UlqinMuhamet Nika

Këtyre ditëve opinion i gjerë dëgjoi se si avokati Nusho Kalaç nga Rozhaja paralajmëroi padi penale ndaj Fatmir Gjekës – kryetarit aktual të komunës së Ulqinit nga se ky i fudit në konferencën e vet për shtyp ceku ”se analizat e tyre të procesit gjyqsor ndaj komunës, që mbron Kalaç tregojnë ekzistimin e korrupsionit të cilin prokuroria duhet ta hetojë”…?

Sipas avokatit , ai nuk dha asnjë dëshmi, andaj thëniet kësisoji  të vetat GJEKA do t’i vërtetojë para drejtësisë pasi do ngritet padi penale .

Këtu bëhet fjalë për rastin e kompanisë “Progres” nga Piroti i Serbisë. Lënda   gjyqësore e të cilës ndaj komunës daton që para më shumë se tre dekadash.

Mbasi që kjo kompani falimentoi atë e bleu avokati i saj i deriatëhershëm Nusho Kallaç për 70 mijë euro duke llogaritur që nga kontesti me komunën e Ulqinit do të fitojë 500 mijë euro?!!

Ai po duket përmes ndikimit që pati siguroi një vendim Gjykate të shkallës së Lartë të Podgoricës “duke fshehur rrethanat “ dhe e cila e bën atë me 500 mijë euro , punë e cila kish irituar ME TË DREJTË Gjekën.

Sipas Kushtetutës dhe ligjit, ky kontest gjyqësor- që mbron dhe përfiton avokati, bashkë me shumë e shumë çështje tjera që rëndojnë pa të drejtë mbi pushtetin vendor të Ulqinit, tashmë do të duhej të ishin  çështje të reciprocitetit ndërshtetëror e jo e Gjykatës Ekonomike në Podgoricë e cila nuk ka tagër të gjykojë – pasi krijesa ( Jugosllavi- si shtet ), në të cilën ndodhën proceset vdiq…?!

Dhe tjetër, vendimi i gjyqit në këtë rast edhe do të kish kuptim , sikur komuna të kish aksionet e veta në ish sektorin shoqëror gjatë privatizimit i cili u bë në kohë lufte dhe rrethana të jashtëzakonshme për subjektin nacional që kryesonte me komunë.

Bile për shumë probleme për të cilat sot paditet ajo nuk pati fituar as ftesa për të qenë  prezente ditën kur ekonomia përfundimisht   transformohej .

E kjo shumë lehtë mund të dëshmohej edhe nesër para gjykatës ndërkombëtare?!

Për analogji kemi thënë dhe themi se nuk besojmë që gjykatat serbe do të lejonin që në emër të borxheve të tilla , për shembull- ta zëmë fjala vjen, një Nusho Kallaç nga Ulqini , të bënte diversion financiar përmes gjykatave serbe dhe të tërheq një shumë prej gjysmë milioni euro nga ndonjë   komunë e Shumadisë për në Ulqin. Nga se fjala është për dy shtete të kundërta.

Por presedani që i hapi rrugë kësaj në Ulqin ndodhi , më herët kur komuna u plaçkit për 1 milionë e gjysmë euro te lënda Partizanski Put- Koha e Hajdinagës dhe Cungut. Vlera e borxhit real atë herë para 30 vitesh ish barazi me vlerën e një gjysmë garzonjere?! Pastaj si praktikë që lejohet nga shteti ishte borxhi ndaj ish Otrant Komercit në shumën prej 250 mijë eurosh që sot del si një firmë sllovene, kurse sipas ekspertit të gjyqit vlera e borxhit real ish vetëm 9 mijë euro?! Gjithashtu edhe kjo del të jetë koha e Cungut.

Këto dy kryetarë Hajdnaga e Cungu, për dallim prej kryetarit Gjeka- që po proteston dhe akuzon, këta jo që ngritën zërin dhe akuzuan por as nuk u ankuan në Gjyqin Kushtetues .?!!! Të paktën nga këndi i analizës , mund të thuhet se Gjekën na e lejoeka higjiena personale të flas për këto punë.

Çfarë të bëhet?!

Me që në shtet kanë ndryshuar shumë pozitat e qeverisë ndaj segmenteve të krimit të organizuar- rasti i disa komunave, është koha që të përkrahet nisma e filluar ( të cilën vet e kryesoj), për thirrjen e një kuvendi alternativ të KK Ulqin, me 300 nënshkrime të qytetarëve , me të cilin ata do të kërkonin nga kuvendi i Ulqinit të nxirret konkluzë për të bërë revidimin e proceseve gjyqësore “bllokadave ” të 3 milionë eurove – koha Hajdinaga – Cungu . Në lidhje me ligjshmëritë e tyre. Parat dihet që përfunduan jashtë buxhetit të komunës në mënyrë të dyshimtë dhe të pa ligjshme.

Sipas nesh këto procese nuk mund të zgjidhen vetëm me gjykatë pleqnie” parnice”, pa e ngritur atë në gjykatë “ krivice..” fajsimi..?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„