Uji në Ulqin jo i pijshëm!

October 13, 2015   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Uji-jo-i-pijshem-Uji nga ujësjellësi i Ulqinit prej sot nuk është për konsum, njoftohet nga NP „Ujësjellës dhe kanalizimi“. Shkaku eshtë uji që aktualisht përdorin për pije qytetarët e këtij qyteti, përmban mangan, një element shumë të rrezikshëm për shëndetin e njeriut.

“Duke u referuar kompozicionit biologjik të manganit, ai eshtë element kimik kur e shikon është si një lloj i shigjetave mikroskopike. Mangani kur futet nëpër fijet e tekstilit, nëse diçka është e bardhë dhe e pastron, kur teret merr ngjyrë të murrme. Paramendoni se çka bën në organizmin tonë”.

Drejtori i kësaj ndërmarrje Fehim Avdiu ka deklaruar për „Dan“ se inspektori komunal solli vendimin për ndalim të konsumit të ujit.

Ai shprehu bindjen se në ditët e ardhshme do të normalizohet furnizimi i qytetarëve mbasi që të kryhen analizat e nevojshme.

Ul.Info