Abazoviq: Bojkotimi i parlamentit nuk është metodë e mirë

October 16, 2015   | Lajmet / Vijesti, Politika

Dritan-Abazovic-Klubi i deputetëve të pavarur, siç ka kumtuar Dritan Abazoviq, akoma nuk ka qëndrim përfundimtar lidhur me bojkotimin e parlamentit. Abazoviq ka theksuar për “Antena M”, se nuk konsideron se bojkotimi është metod me të cilën mund të arrihet diçka, por mbetet i hapur për marrëveshje me kolegët tjerë opozitar. “Nuk konsideroj se bojkotimi është metod e mirë që të arrihet diçka dhe nuk mendoj se do ta bojkotoj atë.

Dritan-Abazovic-1

Megjithatë, mbetem i hapur për njëfarë marrëveshjeje me deputetet tjerë opozitar. Ditëve të kaluara nuk kam marr pjesë në punën e Kuvendit sepse shumë gjëra kanë mbetur të pa definuara. Besoj se deri në mbledhjen e ardhshme  situata do të kristalizohet”, ka thënë Abazoviq. Deputetët e pavarur lidhur me bojkotimin eventual të parlamentit nuk kanë zhvilluar ndonjë mbledhje të klubit, por kanë pasur bisedë joformale, tha Abazoviq.

RTCG