Cungu – Gjekes: Ashensori po ta luhat postin e kryetarit të Komunës së Ulqinit – Video

October 16, 2015   | Lajmet / Vijesti, Politika

Djeka-Cungu-UlcinjKryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu sot në një deklaratë për shtyp tha se ky subjekt politik nuk do të lejojë në asnjë mënyrë devastimin e Kalasë si monument kulturoro-historik, dhe se ndërtimi i ashensorit në lokacionin e paraparë i jep fund mbështetjes së kësaj partie për kryetarin Gjeka i cili më heret si kryetar i Komunës dhe si kryetar i komisionit ka marr vendimin për ndërtimin e ashensorit në vendin në të cilin devastohet kalaja. Kryetari Cungu ndër të tjera i drejtohet kryetarit  Gjeka me këto fjalë :

“Nëse urgjentisht nuk do te merrni masa konkrete për të ndalur aktivitetet për ndërtimin e ashensorit ne lokacion ku e keni paraparë, ju njoftoj se Forca e re demokratike do ta rishqyrtojë përkrahjen për emërimin tuaj në postin e Kryetarit të Komunës. Hapja e rrugës legale për ndërtimin e objekteve afariste në Ranë është edhe një fakt jo me më pak rëndësi për vazhdimin e përkrahjes tonë”.

Tv Teuta

YouTube Preview Image