Takim letrar në Qendren Kulturo- Informative “Malësia” në Tuz

October 16, 2015   | Kulturë / Kultura

Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të ZiQendra Kulturo- Informative “Malësia” nga Tuzi dhe  Fondi për realizimin e të drejtave të popujve pakicë, në bashkëpunim me Bashkimin e Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi, nesër paradite, me fillim në ora 10, siç na njoftuan nga kjo qendër për kulturë, organizojnë Takim letrar, në të cilin do të marrin pjesë Mustafa Canka, nga revista “Dija”, pastaj Liridona Sinishtaj, studiuese letrare, e cila do të mbajë një ligjëratë për romanin e Edita Nimanbegut, “Shtigjet e fatit” dhe Argzon Sulejmani e Gani Karamanaga, të cilëve do t’ju prezantohen veprat e tyre, “Heshtja e vdekur”- poezi, gjegjësisht “Udhëtimi i një mjeku”- punimi publicistik. Në këtë Takim letrar do të ndahen edhe disa mirënjohje. Siç u kumtua, mirënjohjet do tu ndahen, piktorit Gjelosh Gjokaj, publicistit dhe gazetarit Shaban Hasangjekaj, studiuesit dhe shkrimtarit Palokë Berishaj dhe post morten, dr. Lukë Gjokaj. Po ashtu një mirënjohje për kontributin në fushën e të drejtave të pakicave, Bashkimi i Krijuesve Shqiptar në Mal të Zi do t’ia ndajë edhe Fondit për realizimin e të drejtave të popujve pakicë.

Ndërsa sonte në Qendrën për Kulturë në Tuz, Teatri i Bijello Poles do të shfaq tragji-komedinë “Oshëtima” si pas motivit të dramës të Ezhen Joneskut “Ora”. Këtë dramë e adaptoi për shfaqje teatrale dhe e bëri regjinë e saj, Goran Bjelanoviq.

TVCG