Ura Ulqin: Ne jemi në gjendje të ndryshojmë Malin e Zi

October 16, 2015   | Shtypi / Mediji

Gradjanski pokret URA u UlcinjuNë sallën e mbushur plotë të hotelit “Mediteran” të enjten u mbajt tribuna e parë publike e Lëvizjes qytetare URA në Ulqin.

Mbi situatën aktuale politike dhe ekonomike në Mal të Zi dhe në Ulqin folën drejtuesit e këtij grupimi politik: kryetari Zharko Rakçeviq, nënkryetarët Dritan Abazoviq, Bozhena Jellushiq dhe dr. Sherbo Rastoder, si dhe shkrimtari Ballsha Brkoviq.

Të mbledhurve iu drejtuan edhe funksionarët e URA-së në nivel komunal: kryetari Omer Bajraktari, Sasha Pogjanin, Aida Llunji-Lika, Nevryz Shaptafi dhe Xhenan Mavriq.

Tribina-Ura-Ulcinj

Është theksuar se kjo parti dëshiron të ndryshojë Malin e Zi, i cili nuk është ashtu siç e ëndërruan sovranët e vërtet. “Fakti që sot në Ulqin zyrtarisht ka dy herë më shumë të papunësuar se nëntë vite më parë, si dhe që disa mijëra të tjerë në ndërkohë kanë emigruar, flet mjaftueshëm”, tha Rakçeviq.

Abazoviq ka thënë se Ulqini ka treguar dhe dëshmuar se ka njerëz që nuk janë dorëzuar asnjëherë. Ai ftoi të gjithë partitë e popujve pakicë që mos të fshihën më pas PDS-së. „Është mjeruese të jesh varëse e varëses të një pushteti të kalbur. Të gjithë ato kanë partner tek URA sepse aty janë njerëzit të cilët personifikojnë luftën për Malin e Zi nga fillimi“, shtoi ai.

Potpredsjednik URA Serbo Rastoder

Rastoder tha se Ulqinin e sheh në mënyrë të veçantë. „Valdanosi për mua është zemra e Ulqinit, e atë ju morrën. Kalaja është koka e Ulqinit dhe atë, për fat të mirë, nuk ju morrën. Nëse ju marrin Plazhin e madh, kam frikë se nuk do të mund të ikni, e as të qëndroni“, theksoi ai.

Po ashtu është thënë se Ulqin ka resurse më të mëdha zhvillimore të cilët duhet të shfrytëzohen me mençuri, e për ç’gjë, siç është theksuar, në URA ka mjaftueshëm dije.

Ul.info