Nika: Nusho Kallaç e mbushi kupën

October 24, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet NikaShkruan Muhamet Nika

 

NË ULQIN KUVENDI I KOMUNËS DO TË THIRRET ME PËRKRAHJEN E QYTETARËVE?!

Edhe pse si ngjarje e ditës pritej të ishte ndalimi i kryetarit të klubit të këshilltarëve të Forcës së Re Demokratike në pikën kufitare Sukubinë- Muriqan, nga pala shqiptare, ku siç u shpreh vet Murati :“ Mora informacionin qe kjo ndalesë u bë për shkak se shërbimi sekret i Malit te Zi i kish dërguar palës Shqiptare listën me personat me rrezikshmëri te madhe…”, si dhe reagimi i Kryetarit të Këshillit Nacional Genc Nimanbegu, për ngjarjen , me gjithë atë po duket se si ngjarje e ditës pritet të jetë thirrja e jashtë zakonshme e kuvendit të Ulqinit nga vetë qytetarët e komunës me nënshkrime.

Nisiativa ka filluar dhe ajo shumë shpejt do t’i adresohet kryetarit të Kuvendit të Ulqinit që ta bëjë sa më pare këtë.

Pikë e rendit të ditës pritet të jenë punët e bllokadave të shpeshta të buxhetit të komunës nga proceset e improvizuara gjyqsore që ndodhin në mënyrë permanente nga viti 2003 e këtej , por që fituan në intenzitet nga koha e kryetar Cungut e deri te ajo e Fatmir Gjekës., kur u humben mbi 3 milionë euro

Kryetari Gjeka në konferencën për shtyp ceku se për rastin e fundit komuna paditet për një borxh prej 500mijë eurosh nga ish firma Progress,duke dyshuar se fjala është për krim të organizuar.

Kujtojmë opinion se bllokimi i fundit ishte ai i ish- Otrant Komercit , ku për një shumë prej 9mijë e- konstatimi i ekspertit të gjyqit , u paguan madje 250 mijë euro?!!

Për çka ka tagër kuvendi dhe kush e thërret?!

Sipas rregullores statutit dhe ligjit , kuvendi ka tagër të përfaqësojë qytetarët , të nxjerrë vendimet dhe të bëjë më së pakti njëherë në vit kontrollin e zbatimit të vendimeve.

Ndërsa atë mund ta thërrasin kryetari i komunës, këshilltarët si dhe vetë qytetarët me nisiativë të tyre e të cilët në këtë situatë e përgatisin vetë materialin dhe e thërrasin kuvendin e njëkohësisht kryesojnë me te ?! Kurse kryetarit ekzistues i mbetet të rrijë në karrigen e këshilltarëve.

Çka kërkohet nga sekretari për mbrojtjen e pasurisë

Në materialin e përgatitur për këtë rast , qytetarët shkruajnë se nga sekretariati përkatës duhet :” … tu sigurohet   informatë për lëndët e humbura në gjykata shuma e të cilave i kalon të 30 mijë eurot , për mbrojtjen e të cilave është kompetent vetëm kuvendi dhe në të cilat nuk është bërë ankesë në gjykatën kushtetuese. Me siguri që kjo u hyn në punë për të kërkuar revizionin e mbrojtjes së lëndëve dhe se kush ishin avokatët e angazhuar dhe me pëlqimin e kujt?!

Nëse kjo ndodh është hera e parë e vetëdijesimit qytetarë në Ulqin rreth fatit të parave që ata i paguajnë komunës e për çka nuk marrin kurrfarë shërbimesh, sepse paratë zakonisht përfundojnë në duart e kriminelëve të krimit të organizuar. Kuptohet që e gjithë kjo ndodh  përmes sekserëve të gjykatave, rolin e të cilëve po e kryejnë avokatët e ndryshëm .

Rasti mund të fitojë në peshë , nëse kuvendi nuk voton vendimin për kredimarrje që pritet të mblidhet shumë shpejt , kurse atëherë kjo do të nxite ekzekutivin të ashpërsojë politikën e pagesës së obligimeve të qytetarëve që i detyrohen arkës së qytetit vetëm në tatime në shumën prej 6 milionë eurosh , duke mos llogaritur tokën e uzurpuar e që e kanë në shfrytëzim e cila i kalon të 20 milionë eurot, kuptohet nëse vlerësimi bëhet sipas vlerës së tregut e jo të ekspertit të Nushos , i cili për 950 m 2, kërkon gjysmë milioni euro?!!!