Fatmir Gjeka takohet me udheheqësit e klubit futbollistik Otrant..Olympic

October 26, 2015   | Sporti / Sport

Fatmir-Gjeka-klubi futbollistik OtrantKryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka  dhe bashkëpunëtorët e tij pritën në një takim  pune  zyrtarët e Klubit  futbollistik Otrant ..olympik.

Në  këtë takim  u bisedua  për   gjëndjen  e sportit  në komunën tonë  me theks  të vecantë në futboll  si dhe  për sfidat dhe  veshtirësitë  me të cilat ballafaqohet  ekipi Otrant..olympik.

Kryetari Gjeka  u shpreh  i gatshëm për  bashkëpunim dhe ndihme  vecmas  për  përmirësimin e  infrastrukturës  së   objekteve  sportive.Nga ana tjetër  udhëheqësit e klubit  kërkuan nga numri një  i komunës që  të  inicojë  dhe  të verë në rend të ditës  së Kuvendit  nismën  për përcaktimin e  truallit  për  një stadion  futbolli  dhe terenin që do të  shërbente  per trening, e që do të ishte  në pronësi të komunës .Sipas tyre  klubi me projekt  do të  konkuronte  pranë Lidhjes  së futbollit të malit të Zi   nga ku do të kishin mbështetje  financiare, për këtë u la që  të  zhvillohet  edhe një  takim me kreun  e Lidhjes se futbollit  të Malit të Zi  Dejan Saviceviq,  propozim që   u përkrah   nga Z. Gjeka.

Klubi  i cili  tubon një   numër të madh të   të rinjve tanë   mund të llogarise  përherë   në  përkrahje  të   Komunës  dhe se komuna  do të   mbështese  cdo iniciativë të tij   drejtë realizimit të  synimeve që së shpejti  të jete  i radhitur ne ligat me  të larta të futbollit  ne Mal të Zi  u tha ne takim.

Komuna Ulqinit